Kërko

Beatitudini secondo il Vangelo di Luca Beatitudini secondo il Vangelo di Luca 

Papa: ‘Zoti na dhurohet nёpёr shtigje tё papёrfytyrueshme’

Papa: "Lumnitё ungjillore na mësojnë se Zoti, për të na u dhuruar, shpesh zgjedh shtigjet të papёrfytyrueshme, ato të kufizimeve tona, të lotëve tanë, të dështimeve tona".

R.SH. - Vatikan

"Lumnitё ungjillore na mësojnë se Zoti, për të na u dhuruar, shpesh zgjedh shtigjet të papёrfytyrueshme, ato të kufizimeve tona, të lotëve tanë, të dështimeve tona". Kёshtu shkruan Papa Françesku në një tweet, botuar sot nё faqen e internetit @Pontifex.

Jezusit në Ungjill na flet për lumnitë, e na kërkon që t’i kthejmë sytë nga Hyji e nga i afërmi ynë. Lumnitë ungjillore janë një biografi e fshehtë, e brendshme e Jezu Krishtit, janë si një portret i figurës së tij. Tek Lumnitë bëhet i dukshëm misteri i vetë Krishtit dhe ato na thërrasin të bashkohemi me Të, në jetën e përditshme.

Lumnitë ungjillore janë një biografi e fshehtë, e brendshme e Jezu Krishtit, janë si një portret i figurës së tij. Tek Lumnitë bëhet i dukshëm misteri i vetë Krishtit dhe ato na thërrasin të bashkohemi me Të, në jetën e përditshme. Këtë na tregon edhe historia e Kishës, përmes jetës së shenjtorëve, pra, na tregojnë profilet e shenjtërisë së jetuar nga një varg shenjtorësh e martirësh, ndër ta erdhe profili i Shën Nënë Terezës, Ganxhe Bojaxhiut, shembull i jashtëzakonshëm që jetoi sipas Lumnive ungjillore, që përmend Krishti. Kur shën Nënë Tereza gjeti Krishtin tek të varfrit, u varfërua nga gjithçka tjetër. Kaq shumë e kishte pasuruar Jezusi.

Vetëm në këtë rrugë, që tregojnë Lumnitë ungjillore, mund të gjemë pasurinë e jetës dhe madhështinë e thirrjes njerëzore, mund tё gjejmё dashurinё e pakufishme tё Zotit. Lumnitë e Ungjillit mund të themi se janë ‘magna charta’ e eksperiencës së ‘mbretërisë së Zotit’ në histori, pra pik referimi i përhershëm i jetës së krishterë

Shtegu i Lumnive, është shteg Pashkësh, që të çon nga jeta sipas botës, në jetën sipas Zotit. Të çon nga jeta e udhëhequr nga korpi - që domethënë nga egoizmi -  në jetën sipas Shpirtit Shenjt”. Kёshtu Papa Françesku pohoi gjatё katekizmit tё fundit kushtuar ciklit tё ‘Lumnive Ungjillore’, nё audiencën e përgjithshme mё 29 prill 2020, mbajtur pёr shkak tё koronavirusit nё bibliotekën e pallatit apostolik nё Vatikan.

08 qershor 2020, 15:51