Vatican News
Papa Françesku Papa Françesku 

Papa: tweet, "Zoti na krijoi për bashkim e vëllazërim"!

Papa: tweet, "Zoti na krijoi për bashkim e vëllazërim", jo për "ta vendosur individualizmin në bazën e shoqërisë”.

R.SH. - Vatikan

"Zoti na ka krijuar për bashkimin, për vëllazërimin, e sot më shumë se kurrë ёshtё dëshmuar sa i kotë është pretendimi pёr ta përqendruar gjithçka mbi vetveten, për të vënë individualizmin në bazën e shoqërisë. Por tё kemi kujdes! Sapo të kalojë emergjenca, është e lehtë të biem sërish në këtë iluzion". Kёshtu shkruan sot Papa Françesku, nё njё tweet botuar nё faqen e internetit @Pontifex.

Vëllazërimi e mund krizën e punës

Vëllazërimi si stil i ri pёr tё rindërtuar indin shoqëror. Duke folur pёr papunësinë nё shoqërinë bashkëkohore, pёr çka vuajnë nё mënyrë tё veçantë tё rinjtë, Papa Françesku, nё festën e Shën Jozefit punëtor e në përkim me Festën ndërkombëtare të punës, mё 1 maj 2017, kërkoi të mos e humbasim guximin përballë vështirësive, por të kemi besim e të vëmë në jetë, së bashku me të tjerët, projekte krijuese, me stil të ri, me stilin e vëllazërimit.

Kriza e punës peshon rëndë mbi gjithë botën. Papa Françesku propozon një recetë kristiane sa të lashtë, aq edhe të re: vëllazërimin. E bëri këtë në një Mesazh drejtuar Akademisë Papnore të Shkencave Shoqërore, mbledhur nё maj tё vitit 2017 në Vatikan për Asamblenë plenare. Papa kujtoi betejat e vështira të punëtorëve në vitet ‘800 - ‘900, në emër të solidaritetit dhe të të drejtave. E këto ishin gjë e mirë, tha e shtoi, por gjithsesi, luftëra shumë të largëta, që mbetën të papërfunduara e sot bëhet gjithnjë më shqetësues përjashtimi i miliona njerëzve nga radhët e shoqërisë.

Sot - pohoi Papa - nuk mjafton solidariteti, duhet zgjeruar edhe nocioni tradicional i konceptit të drejtësisë. Sot duhet gjetur një rrugëdalje nga alternativa ndrydhëse ndërmjet neoliberizmit e neostatalizmit, në të cilën janë zhytur shoqëritë tona. Në vizionin liberal-individualist të botës - shpjegon Papa – gjithçka, ose gati gjithçka, është shkëmbim: më jep - të jap! Jep, për të pasur. Në vizionin shteto-centrik, gjithçka, ose gati gjithçka është “detyrë”, domethënë, jep, sepse e ke për detyrë. Janë dy vizione, që nuk mund t’i zgjidhin  problemet e rënda të ekonomisë e të punës në botë:

“Duhen gjetur rrugë të reja të frymëzuara nga mesazhi i Krishtit - pohon Papa. - Fjala kyçe, është fjala ungjillore: vëllazërim! Është kjo, fjala që deshi ta rimarrë Revolucioni francez, por që shumë shpejt e la mbas dore. Piu XI, në Enciklikën e tij shoqërore të vitit 1931, 'Quadragesimo anno', denonconte egoizmin, që është në bazë të padrejtësive e në kundërshtim me vllazërimin, dhe parashikonte afirmimin e një diktature ekonomike globale, që e pati quajtur “imperializëm ndërkombëtar i parasë”.

Rrugëzgjidhja, pra, sipas Papёs Françesku është një shoqëri vëllazërore, në të cilën puna, para se të jetë e drejtë, është aftësi e nevojë e domosdoshme e njeriut. Puna është e drejtë vetëm në një shoqëri vëllazërore: domethënë se siguron jo vetëm shpërblim të drejtë, por përkon edhe me thirrjen e njeriut e, prej këndej, i zhvillon aftësitë e tij. Ky, propozimi i Ungjillit - shpjegoi Françesku - propozim i aftë për të krijuar humanizëm të ri, energji të re në histori, nga e cila buron liria, drejtësia, paqja e dinjiteti për të gjithë, me njё fjalё vёllazёrimi. Prej këndej, thirrja e Papës për të mos u dorëzuar kurrë:

“Të dashur vëllezër e motra, mos pushoni kurrë së shpresuari në një ardhmëri më të mirë. Luftoni për të, luftoni! Mos lejoni t’ju rrëmbejë vorbulla e pesimizmit, ju lutem! Nëse secili do ta luajë rolin e vet e të gjithë do ta vënë në qendër njeriun me dinjitetin e tij, jo paranë;  nëse do të konsolidohet solidariteti dhe ndarja e përbashkët vëllazërore, e frymëzuar nga Ungjilli, mund të dilet nga këneta e një stinë e lodhshme për ekonominë e punësimin” (Fjalim punonjësve të uzinave të çelikut në Terni, 2014). 

23 qershor 2020, 16:06