Kërko

2020.05.31 Santa Messa di Pentecoste 2020.05.31 Santa Messa di Pentecoste 

Papa: Tё dëshmojmë Ungjillin me dritën dhe forcёn e Shpirtit Shenjt

Papa: “Kemi kaq shumë nevojë pёr dritën dhe forcën e Shpirtit Shenjt! Kisha ka nevojë për të, pёr të ecur nё përkim dhe me guxim duke dëshmuar Ungjillin. E ka nevojё mbarë familja njerëzore, për të dalë nga kjo krizë më e bashkuar dhe jo më e ndarë".

R.SH. - Vatikan

Kemi kaq shumë nevojë pёr dritën dhe forcën e Shpirtit Shenjt! Kisha ka nevojë për të, pёr të ecur nё përkim dhe me guxim duke dëshmuar Ungjillin. E ka nevojё mbarë familja njerëzore, për të dalë nga kjo krizë më e bashkuar dhe jo më e ndarë”. Kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet botuar sot, 2 qershor 2020, nё faqen e internetit @Pontifex.

“Shpirti Shenjt e ndihmoftë njerëzimin të dalë më i mirë nga pandemia”, tha Papa nё mesazhit drejtuar Charis (Catholic Charismatic Renewal International Service - Shërbimi Ndërkombëtar i Ripërtëritjes Karizmatike Katolike), me rastin e lutjes së natёn Rrëshajëve, të shtunën e kaluar mё 30 maj.  Shërbimit tё ri tё Dikasterit vatikanas për Laikët, Familjen dhe Jetën, Charis, themeluar në vitin 2018, për të favorizuar bashkimin dhe komunikimin ndërmjet realiteteve të ndryshme karizmatike katolike, Papa u tha: “Ju uroj të gjithëve ngushëllimi dhe forcën e Shpirtit Shenjt për të dalë nga kjo kohë dhimbjeje, trishtimi e sprove, siç është pandemia; për të dalë më të mirë”.

Shpirtin Shenjt, dhuratë e premtuar nga Jezu Krishti për ndjekësit e vet, ёshtë forcë e “vjen për të risuar, për të kthyer zemrat, për të shëruar secilin. Vjen të shërojë frikën – sa frikë kemi – pasiguritë; vjen të na shërojë plagët, edhe plagët që i hapim njëri-tjetrit; vjen të na shndërrojë në dishepuj, dishepuj misionarë, dëshmitarë, plot guxim, plot me parrezi apostolike, për të predikuar Ungjillin e Krishtit”. E Papa Françesku shpjegoi edhe sa nevojë kemi sot për Shpirtin Shenjt.“Sot, bota vuan, është e plagosur; jetojmë në një botë tejet të plagosur, që vuan, sidomos në më të varfërit, të cilët mënjanohen. Tani që të gjitha siguritë tona njerëzore janë zhdukur, bota ka nevojë që ne t’i sjellim Jezu Krishtin”.

E këtë dëshmi, thekson Bergoglio, mund ta japim vetëm me ndihmën e Shpirtit Shenjt. Vetëm Ai na bën të kuptojmë se “jemi një familje e vetme njerëzore” e se “askush nuk shpëton i vetëm” nga pandemia, e cila na detyroi ta përjetojmë këtë të vërtetë në mënyrë më dramatike. E kur të dalim prej saj, duhet të ndërtojmë një realitet të ri, duke u mbështetur në Fjalën e Zotit, që thotë se Ai  - Shpirti Shenjt “i bën të reja të gjitha gjërat”.

“Kur të dalim nga kjo pandemi – kërkoi Ati i Shenjtë Bergoglio – nuk mund të vijojmë si më parë e ashtu siç bënim më parë. Jo, gjithçka do të jetë ndryshe. Gjithë kjo vuajtje nuk do të shërbejë për asgjë, nëse nuk do të ndërtojmë së bashku një shoqëri më të drejtë, më të barabartë, më të krishterë, jo sa për emër, por me fakte, një realitet që të na bëjë të sillemi si të krishterë. Nëse nuk do të punojmë për t’i dhënë fund pandemisë së varfërisë në botë, pandemisë së varfërisë në vendin e secilit prej nesh, në qytetin ku jeton secili prej nesh, kjo kohë do të ketë kaluar kot” .

02 qershor 2020, 13:35