Kërko

 Ndihmoje të uriturin! Ndihmoje të uriturin! 

Papa: si “Varfanjaku polak” t’i ndihmojmë të pastrehët

Papa bën përsëri thirrje për t’i ndihmuar të mjerët të kenë vendin e tyre dinjitoz në shoqëri.

R. SH. - Vatikan

Papa përsëriti thirrjen për t’u dhënë “ndihmë  të uriturve, të munduarve nga jeta, të varfërve, nevojtarëve e, posaçërisht atyre, që janë në rrugë të madhe, pa strehë mbi kokë”. E theksoi këtë në audiencën e përgjithshme, duke kujtuar se sot kremtohet festa liturgjike e Shenjtit Albert Chmielowski, françeskan, pajtor i të varfërve. Ai u shqua për ndihmën, që u jepte të shtypurve për të zënë një vend të denjë  në shoqëri. Meqë ndoqi shembullin e Shën Françeskut të Asizit, mbeti në kujtesën e njerëzve si “Varfanjaku Polak”- kujtoi Papa.

17 qershor 2020, 13:01