Papa nё audiencë me Vikarin e dioqezёs sё Romёs kard. De Donatis Papa nё audiencë me Vikarin e dioqezёs sё Romёs kard. De Donatis 

Papa priti nё audiencë Vikarin e dioqezёs sё Romёs kard. De Donatis

Papa Françesku priti nё audiencë kardinalin Angelo De Donatis, Vikar i Dioqezës sё Romës, kardinalin Stanisław Ryłko, Kryeprift i Bazilikës Papnore tё Shёn Marisë dhe imzot Vincenzo Paglia, president i Akademisë Papnore për Jetën.

R.SH. - Vatikan

Ati i Shenjtё Françesku sot paradite priti nё audiencë nё Vatikan kardinalin Angelo De Donatis, Mëkëmbës i përgjithshëm i Shenjtërisë së Tij për dioqezën e Romës, emëruar më më 26 maj 2017. Kёshtu njofton salla e shtypit e Selisё sё Shenjtё.

Ati i Shenjtё Bergolio, gjithnjë sot paradite, priti nё audiencë edhe kardinalin Stanisław Ryłko, Kryeprift i Bazilikës Papnore tё Shёn Marisë nё Romё dhe imzot Vincenzo Paglia, president i Akademisë Papnore për Jetën.

Po kujtojmë se Kardinali Angelo De Donatis, lindi më 4 janar 1954, u shugurua meshtar më 28 nëntor 1983, shërbeu në detyra e famulli kishtare të ndryshme, para se të emërohej ipeshkëv, e ndër misionet është edhe shërbimi tij si famullitar pranë komunitetit kishtar të Shën Markut, në sheshin Venezia, në Romë, e po kështu qe meshtari parë i emëruar nga Papa Françesku për predikimin e ushtrimeve shpirtërore të kohës liturgjike të Krezhmëve, para Atit të Shenjtë e Kuries Romake, më 2014. Papa Françesku e emëroi Ipeshkëv Ndihmës të dioqezës së Romës, me selinë titullarë të Mottola-s, më 14 shtator 2015,  ndërsa më 26 maj 2017, gjithnjë nga Papa Bergoglio u emërua Vikar i Atit të Shenjtë për dioqezën e Romës.

22 qershor 2020, 14:35