Papa në Sheshin e Shën Pjetrit, bosh Papa në Sheshin e Shën Pjetrit, bosh 

Papa - për të përballuar realitetin e sotëm, me dritën e Ungjillit

Covid-19: atë Spadaro, shtatë “figurat” e Papës Françesku për të përballuar me guxim realitetin, në dritën e Ungjillit.

R. SH. - Vatikan

Barka, flaka, nëndheu, lufta (e poetëve), vajimi, dritarja, pandemia, përdorur si metafora. Janë shtatë figura të përdorura nga Papa në fjalimet të tij, mbajtur gjatë kësaj kohe, që do të mbetet në kujtesën e njerëzimit si kohë e Covid 19. I mblodhi atë Antonio Spadaro, drejtor i revistës së jezuitëve “La Civiltà Cattolica”, në fletoren e fundit, që doli të shtunën e kaluar. “Kështu - vëren - Papa Françesku pikturoi një situatë të pashembullt. Spadaro kujton posaçërisht “afreskun” e pikturuar nga  Papa mbrëmjen e 27 marsit, në Sheshin e Shën Pjetrit krejtësisht të boshatisur, vend i një adhurimi eukaristik dhe i një Urbi et Orbi,  shoqëruar vetëm nga tingëllimi i këmbanave, përzjerë me tingujt e borive të ambulancave. Çastin, kur Sheshi bosh buçiti nga fjalët e Françeskut: “U kujtuam se jemi mbi të njëjtën barkë, të gjithë të brishtë, të çorientuar, por njëkohësisht të rëndësishëm e të nevojshëm, të gjithë të thirrur t’i luajmë së bashku remat, të gjithë nevojtarë për të ngushëlluar njëri-tjetrin. Mbi një barkë…. Të gjithë!”. Po Papa - nënvizon drejtori i revistës “La Civiltà Cattolica”- tha edhe se “pikërisht kjo kohë e kapërthyer nga kriza,  e lidhur me pandeminë e Covid 19, është koha më e përshtatshme që të gjejmë guximin për një përfytyrimin të ri të së mundshmes, me realizmin, që mund të na e ofrojë vetëm Ungjilli”.

Prej këndej, shtatë figurat  “e mbledhura” nga jezuiti, janë gurë, që formojnë mozaikun e një figure të mundshme imagjinare, e cila të mbush me guxim:

“Feja na jep mundësinë për një përfytyrim realist e krijues, të aftë për të braktisur logjikën e përsëritjes, të zëvendësimit ose të  ruajtjes  e na nxit të mos kemi frikë për ta përballuar realitetin”. Françesku “vlerësoi kohën e pritjes”, që ta përdorte si pasqyrë për  të parë në të botën në krizë” - kujton Spadaro. E për ta bërë këtë, iu desh të lexonte kaosin. Por në fund  pasqyra ishte vetë Ungjilli. Detyra e Kishës - përfundon jezuiti - është ajo që Papa e pati theksuar në intervistën dhënë “La Civiltà Cattolica”, më 2013: të jetë ‘spital fushor’, të mjekojë e të shërojë plagët e njerëzimit”. Ndërmjet “pranimit të ligështisë globale” e “imagjinatës tipike të realizmit ungjillor”.

20 qershor 2020, 12:46