Papa Francesco e la Madonna di Aparecida Papa Francesco e la Madonna di Aparecida 

Papa: lutem për Brazilin të prekur nga pandemia

Dashuria e solidariteti me popullin e Brazilit, lutja e devocioni për Zojën e Bekuar të Aparecidës. Kёtё shprehu dje Papa Françesku në një bisedё telefonike me imzot Orlando Brandes, kryeipeshkёv i Aparecidës. Një bisedё nё tё cilin Ati i Shenjtё tregoi afërsinë e tij me popullin brazilian tё sprovuar nga pandemia e koronavirusit qё, në Brazil, ka shkaktuar gati 40 mijë viktima.

R.SH. - Vatikan

Dashuria e solidariteti me popullin e Brazilit, lutja e devocioni për Zojën e Bekuar të Aparecidës. Kёtё shprehu dje Papa Françesku në një bisedё telefonike me imzot Orlando Brandes, kryeipeshkёv i Aparecidës. Një bisedё nё tё cilin Papa tregoi afërsinë me popullin brazilian tё sprovuar nga pandemia e koronavirusit qё, në Brazil, ka shkaktuar gati 40 mijë viktima.

Në krahët e Nënës Qiellore të Aparecidës

"Thuaju brazilianëve se jo që vetëm lutem për të gjithë ju, por  ju shoqëroj gjithmonë me zemër". Kёshtu njofton në një intervistë kryeipeshkvi Brandes, i cili foli për njё "dhuratë tё madhe qё mori" pikёrisht dje, natёn e festёs sё Korpit tё Krishtit. Papa Françesku, duke siguruar lutjet e tij, na rekomandoi që t'i drejtohemi e tё mbështetemi nё ndihmën e Zojës sonë të Aparecidës, për të cilën Ati i Shenjtё Bergoglio ka një devocion të veçantë. Fugurja e Virgjërës Mari tё Aparecidёs, në fakt, ёshtё e pranishme  edhe në Kopshtet e Vatikanit që nga shtatori  i vitit 2016, për këtë arsye Papa e ndjen afërsinë e  saj.

Në bisedën e tij me imzot Brandes, Papa Françesku kujtoi edhe vizitёn e tij në Aparecida më 2007 për Konferencën e pestë të Përgjithshme të episkopatit tё Amerikёs Latine dhe më 2013 me rastin e Ditës Botërore të Rinisë qё u mbajt në Rìo-de-Zhanéjro . "Më kujtohet -  tha  Papa në telefon - se e mora nё krahë Zojёn, pra Nёnёn. Ju rekomandoj të gjithëve të jeni në krahët e Nënës së Aparecidës."

Kurajo e shpresë

Papa Françesku, në bisedën telefonike me kryeipeshkvin e Aparecidës, imzot Orlando Brandes, kujtoi edhe Shën Jozefin Ankieta, jezuit i kanonizuar nga Papa më 2014, përkujtimi liturgjik i të cilit kremtohet më 9 qershor. Së fundi, duke përshëndetur kryeipeshkvin e Aparecidës, Papa Françesku u kërkoi brazilianëve "guxim e besim – u tha – mos tё harrojmë se jemi njerëz të besimit", pastaj rekomandoi ipeshkvin ta bekojë popullin dhe kërkoi lutje për papninё e tij.

Që nga fillimi i pandemisë, Papa Françesku ka thirrur edhe herё tjera nё Brazil, mё 25 prill i telefonoi kryeipeshkvit tё Manaus, imzot Leonardo Shtajner, pastaj më 9 maj kryeipeshkvit tё San Paolo, kardinalit Odilo Pedro Sherer, për t’i shprehur solidaritetin e tij. "Me këto tre thirrje telefonike -  shpjegoi imzot Brandes - Papa ynë e bëri zemrën e tij të rrahë shumë pranë zemrёs sonë", duke na shoqëruar si "një babё" i vёrtet.

11 qershor 2020, 11:33