BRAZIL CORONAVIRUS COVID19 PANDEMIC  BRAZIL CORONAVIRUS COVID19 PANDEMIC  

Koronavirusi, nga Kameruni nё Brazil, Papa dhuron 35 respiratorë

Nga Amerika latine në Azi duke kaluar nëpër Afrikë dhe Evropë: afërsia e Papës Françesku nëpërmjet Lёmoshtarisё (bamirësisë) Apostolike mbërrin në vendet më të prekura nga pandemia Covid-19 dhe në spitalet qё janё në vёshtirёsi.

R.SH. - Vatikan

35 respiratorët kanë arritur nё vendet e botës qё janё më në vështirësi, nё vendet qё janё tejet tё prekura nga pandemia Covid-19 dhe me sistemet më kritike shëndetësore, e përfaqësojnë vetëm një shenj afërsia e dashurie konkrete atërore nga Papa Françesku. Lëmoshtaria ( bamirësia) Apostolike, dje në një deklaratë, njoftoi se vetëm në javët e fundit, nëpërmjet Nunciaturave Apostolike ( selive diplomatike tё Selisë sё Shenjtë), Ati i Shenjtë Bergoglio ka dhuruar 35 respiratorë. Ёshtё fjala për ventilatorë polmonarё tejet tё rёndёsishёm për shpëtimin e jetës sё pacientëve qё janё më të prekur nga Covidi-19. Këtyre muajve kemi dëgjuar gjatë gjithë kohës, se numri i atyre që do të duhej t’i kishin respiratorёt kudo qё ka nevojë ёshtё shumë më i madh se sa disponueshmëria e këtyre makinave që, thёnё shkurt, përmes ventilimit mekanik, i ndihmojnë pacientët qё kanë vёshtirёsi frymëmarrjeje, qё ёshtё edhe një nga simptomat më serioze të koronavirusit covid-19.

Në listën e detajuar që dha Lëmoshëtaria kalohet nga kontinenti Amerikan, në Afrikë e deri në Evropë dhe Azi. 4 respiratorë u dërguan në Haiti e 2 në Republikën Domenikane, po aq në Bolivi, ndërsa 4 në Brazil, tё cilit Papa Françesku i siguroi lutjet e tij, duke treguar afërsinë e tij edhe përmes tri thirrjeve telefonike qё u ka bёrё ipeshkvijve e duke ia rekomanduar popullin e këtij vendi Zojёs sё Bekuar tё Aparecidës.

BRAZILI NJË NGA VENDET MË TË PREKURA ME 55 MIJË VIKTIMA E 1 MILION RASTE TË COVID

Brazili deri tani është një nga vendet nё gjendje më kritike për shkak të përhapjes së virusit Covid-19: 55 mijë viktima, mbi 1 milion raste të konfirmuara, numri më i madh me tё infektuar pas Shteteve të Bashkuara tё Amerikës, ku janë pothuajse 2 milion e gjysmë me 124 mijë të vdekur. Gjithnjë në Amerikën e Jugut 3 respiratorë tjerë i janё dhuruar nga Papa Françesku Kolumbisë e 2 Ekuadorit, ku janё më shumë se 4300 të infektuar. Nunci apostolik ia ka dorëzuar respiratorët ministrit tё Shëndetit Publike për spitalin "Eugenio Espejo" në Quito, ku, siç njofton përfaqësuesi i Selisё së Shenjtë e kryeipeshkvi i qytetit, monsinjor Andres Carraskosa Coso, gjesti i Papёs u prit si "një ilaç" e lehtësim nga popullsia.

Ende 3 respiratorë tjerё kanë mbërritur në Honduras, po aq në Meksikë e 4 në Venezuelë, ku kriza shëndetësore i shtohet një gjendje tejet të vështirë sociale e ekonomike.

Pastaj Afrika: në kёtё kontinent, afërsia e dashuria e Papës ka mbërritur nё Kamerun e Zimbabve me 4 respiratorë, pastaj Azia me 2 makina për Bangladeshin, dhe së fundi Evropa me 2 respiratorë polmonarё për Ukrainën ku  deri mё sot ka më shumë se një mijë viktima.

 

27 qershor 2020, 18:23