Presidente Lettone (10)okAEM.jpg

Papa emëron dy gra, në Aif e në Bibliotekën apostolike

Milanese, 55 vjeç, pedagoge e së Drejtës Ekonomike dhe pro-rektore vikare e Universitetit Katolik të Zemrës së Krishtit, u emërua nga Papa në Autoritetin e Informacionit Financiar, institucioni i Selisë së Shenjtë që lufton kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Papa emëroi edhe kreun e zyrës së Bibliotekës Apostolike të Vatikanit,Raffaella Vincenti.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku emëroi dy gra në detyra të rëndësishme. Antonella Sciarrone Alibrandi, pro-rektore vikare e Universitetit Katolik të Zemrës së Krishtit, është tani anëtarja e re e Këshillit drejtues të Autoritetit të Informacionit Financiar (AIF) në Vatikan. Ndërkaq, Raffaella Vincenti, sekretarja e Bibliotekës Apostolike të Vatikanit, bëhet që sot përgjegjëse e zyrës.

12 qershor 2020, 14:00