Kërko

 Zemra e Krishtit Zemra e Krishtit 

Nëse dëshiron të kesh zemër, shiko Zemrën e Krishtit

Një mendim nga Gjon Pali II - për Zemrën e Krishtit, së cilës i kushtohet qershori.

R. SH. - Vatikan

Të mësosh nga Krishti, do të thotë të shikosh Zemrën, që aq shumë e deshi botën. E kjo do të thotë t’i duash të gjithë, “me gjithë zemër”. Do të thotë ta marrësh me mend vuajtjen e tjetrit, etjen e tjetrit për një fjalë të mirë, një gjest të ëmbël, një heshtje, një afërsi, një lutje, një shërbim, një minut nga koha jote, pa pritur ta kërkojë. Do të thotë t’i kuptosh nevojat e tjetrit, pa pasur nevojë t’i thotë me gojë. Mjafton t’i flasë zemra-zemrës!

Të duash me gjithë zemër, me “Zemrën e Krishtit”, do të thotë të duash  pa masë, deri në flijimin e vetvetes, të egoizmit tënd, të fodullëkut, të gabimeve tua!

Do të thotë ta vesh tjetrin në qendër, duke e harruar vetveten. Ta kuptosh motrën e vëllain, që takon e që fsheh brenda vetes dashurinë, të cilën ia mbolli në zemër vetë Zoti.

Të duash “me gjithë zemër”, do të thotë të duash me atë dashuri, që gjindet vetëm në Zemrën e Krishtit.

Me atë zjarr dashurie, që është Shpirti Shenjt.

Shpirti, që na e dërgoi Zoti vetë, përmes Birit. E që vepron në ne me dhuratat e Tij e me frytet e Tij.

T’ia ngulim sytë Zemrës së Krishtit – në se duam të kemi zemër!

06 qershor 2020, 14:19