Kërko

 Koronavirus: reparti i terapisë intensive të Vizzolo Predabissi Koronavirus: reparti i terapisë intensive të Vizzolo Predabissi 

Covid-19: Papa i dhuron dy respiratorë Ekuadorit

Priten, ditët e ardhshme, dy respiratorët, dhuratë e Papës spitaleve, që punojnë në vijë të parë, për t’iu kundërvënë përhapjes së pandemisë.

R. SH. - Vatikan

Janë dy, respiratorët që Papa Françesku ia dhuroi Ekuadorit, për t’iu kundërvënë pandemisë së koronavirusit. Njoftimin - lexohet në faqen e internetit të Konferencës ipeshkvnore të vendit - e jep Ambasada e Ekuadorit pranë Selisë së Shenjtë. “Ambasadori i Ekuadorit në Vatikan, José Luis Alvarez Palacio e njoftoi Nunciaturën Apostolike se makinat tashmë janë nisur nga Vatikani e do të arrijnë në vend pas pak ditësh”. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetit, në Ekuador rastet pozitive të Covid-19 janë 47.322, ndërsa të vdekurit arrijnë në 3.929. Provincat më të dëmtuara janë pesë: Guayas, Manabí, Pichincha, Los Rios dhe El Oro; pasojnë ata të Santo Domingos de los Tsáchilas dhe Azuay.

Shenjë tejet e bukur e Papës, ditën e emrit të tij

Kjo e Ekuadorit është vetëm një nga dhuratat e shumta të Papës, në këto ditë pandemie: për shembull, më 23 prill, kur kremtonte ditën e emrit, domethënë festën e Shën Gjergjit, Papa u dhuroi disa ventilatorë polmonarë dhe një mori mjetesh për mbrojtjen individuale spitaleve të Suceavës, në Rumani dhe të Leçes, në Itali; pa llogaritur dhuratat e kësaj natyre, që i bëri Madridit, në Spanjë, Sirisë, Jeruzalemit e spitaleve të viseve të tjera, që kanë më shumë nevojë.

Së fundi, kujtojmë se Papa mbështeti edhe krijimin e një Fondi emergjence, pranë Veprave Papnore Misionare (Pom), me një buxhet fillestar prej 750 mijë dollarësh, për të ndihmuar vendet e misionit.

 

20 qershor 2020, 12:01