Kërko

 Papa në Shën Martë Papa në Shën Martë 

Antologjia e shpirtit të një Pape

Osservatore Romano botoi kohët e fundi dy tekste nënshkruar nga Patriku ortodoks ekumenik Bartoloemeu I dhe nga kardinali Sean O’Malley, përkatësisht parathënien dhe hyrjen e vëllimit “Fjalori i Papës Françesku”, shtypur nga Shtëpia Botuese e Vatikanit.

R. SH. - Vatikan

“Ndonëse fjalët nuk mund ta tregojnë e as ta përcaktojnë si duhet zemrën njerëzore”, gjithsesi “mund të na e zbulojnë tjetrin, ndonëse kalimthi”. Është një nga mendimet që Patriku ortodoks ekumenik i ofron lexuesit në parathënien e vëllimit “Fjalori i Papës Françesku”, botuar nga LEV nën kujdesin e Joshua J. McElwee dhe Cindy Wooden. Po ashtu kardinali Sean O’Malley, në hyrje të librit, studion përshpirtërinë e Papës, “plotësisht jezuite, në tërësi injaciane e tejet tërheqëse”, gjë që theksohet fort e shpesh në magjisterin e tij përmes fjalëve e gjesteve.

Bartolomeu I: fjalët janë shprehje thelbësore e jetës! 

Vëllimi i botuar përmbledh reflektime mbi fjalët kyçe të mesazhit të vëllait tonë të dashur, Françeskut. E fjalët - shkruan Patriku ortodoks ekumenik Bartolomeu I - janë diçka më shumë se komentet e thjeshta e shumë më tepër se frazat e zakonshme. Fjalët janë shprehje thelbësore e jetës, pasyrimi ynë më intim i hyjnisë, identiteti i Zotit! “Në Fillim ishte Fjala, e Fjala ishte pranë Zotit e Fjala ishte Zoti” (Gjn 1, 1)..

E në të vërtetë duhet ta mendojmë mirë çdo fjalë, që del nga buzët tona. Sepse fjalët mund të shpëtojnë, por edhe mund të vrasin; të ndërtojnë, por edhe të rrënojnë, të krijojnë përzemërsi e të japin shembull, por edhe  hidhërim e mallkim. Sidomos, duhet të jemi gati t’i përgjigjemi gjithkujt na kërkon arsye për shpresën, që është në ne”.

E gjatë takimeve dhe reflektimeve të vëllait tonë, Ipeshkvit të Romës, e pamë qartë  shenjtërinë e thellë të fjalëve të tij. Pa harruar se fjalët janë të afta të ndërtojnë ura, por edhe mure! Prandaj së bashku u përpoqëm të shkëmbejmë një dialog dashurie e vërtetësie”, duke vepruar sipas së vërtetës në dashuri”. Këtë thekson Patriku ortodoks ekumenik Bartolomeu I , duke analizuar fjalët e Françeskut.

Sean O’ Malley: barceleta e Jezuitit dhe e Françeskanit

Më ka pëlqyer gjithnjë barceleta mbi jezuitin e françeskanin të cilëve një ditë, duke ecur rrugës, u afrohet papritmas një i ri e i pyet: “Vëllezër, a mund të më thoni cilën nëntëditëshe më duhet të ndjek, që të mund të blejë një bmw”. Françeskani përgjigjet: “E çka është kjo bmw?”; ndërsa jezuiti: “Po nëntëditshja, ç’është?”.

Tani kemi një Papë, që bashkon në një jezuitin e françeskanin. E që e di mirë ç’është bmw-ja e edhe nëntshja! Mjafton të ndjekësh fjalorin e tij! Gjatë vitit të parë të papnisë së Françekut, në një intervistë dhënë atë Antonio Spadaros, që e pyeste pse u bë jezuit, pati dhënë përgjigjen: “Sepse më pëlqenin tri gjëra të këtij Urdhëri: shpirti misionar, bashkësia e disiplina, duke përfshirë edhe mënyrën si shfrytëzohet koha”.

E Papa i ka këto karakteristika me bollëk. E jeton thirrjen si jezuit me zell të madh misionar, ka dashuri të pakufishme për bashkësinë dhe disiplinë të hekurt. Shto, pastaj që di të vlerësojë çdo gjë, posaçërisht kohën” – shkruan atë Spadaro.

Po  kush është kureshtar, mund ta lexojë vetë librin e ri,  duke pasuruar pa masë fjalorin e vet - me atë të Papës!

17 qershor 2020, 14:36