Festa e nënave Festa e nënave 

Urimi i Papës të gjitha nënave, në festën e tyre

Në lutjen kushtuar Mbretëreshës Qiellore Ati i Shenjtë kujtoi me mirënjohje e dashuri të gjitha nënat e botës, posaçërisht ato, "që na shoqërojnë nga qielli” e ia besoi të gjitha Marisë.

R. SH. - Vatikan

Një përshëndetje e posaçme për të gjitha nënat e botës, me rastin e festës së nënës, kremtuar në mbarë botën. Ua drejtoi Papa Françesku sot, kur në shumë vende u kremtua Festa e Nënës e kur  kriza e pandemisë vijon të  nxjerrë në pah aftësinë e tyre për të ndihmuar në kapërcimin e saj me mikpritje, këshilla e shoqërim. Dëshiroj t’i kujtoj me mirënjohje e dashuri  të gjitha nënat - theksoi Françesku - duke ia besuar mbrojtjes së Marisë, Nënës sonë qiellore. E mendimi i Atit të Shenjtë shkoi menjëherë edhe tek nënat, që kaluan në jetën tjetër e na shoqërojnë nga qielli.

Në përfundim, urimi:

“Ju uroj të gjithëve të diel të gëzuar. E, ju, lutem, mos harroni ta thoni një uratë për mua!”.

10 maj 2020, 13:14