Kërko

2020.05.30 Recita del Santo Rosario alla Grotta di Lourdes 2020.05.30 Recita del Santo Rosario alla Grotta di Lourdes 

Papa ia beson Zojës Bekuar shpëtimin e njerëzimit nga pandemia

Me lutjen e Rruzares nga Shpella e Zojës së Lurdë në kopshtet e Vatikanit, Papa Françesku kërkoi përsëri ndihmën e Virgjërës Mari për çlirimin nga Kovidi-19. Nё kremtimin e lutjes mariane, transmetuar drejtpërdrejt në mondovizion, u lidhen Shenjtëroret nga kontinentet e ndryshme. Një pjesëmarrje e veçantë e familjeve dhe përfaqësuesve të atyre që kanë qenё tё impenjuar e tё prekur nga virusi.

R.SH. - Vatikan

Sot pas dite, Ati i Shenjtë Jorge Bergoglio, bashkë me dhjetëra besimtarë të pranishёm pranë Shpellës së Zojës së Lurdë në kopshtet e Vatikanit, që simbolizonin heronj në vijën e parë të frontit në luftimin koronavirusit, e luti uratën e Rruzares për fundin e pandemisë.

Një lidhjet e veçantë e bashkonte sot botën. Një lidhje e përbërë nga kokrrat e uratës së Rruzares, nga zërat e lutjes së besimtarëve, nga sytë e përlotur që shprehin njëkohësisht dhimbjen dhe vuajtjen e përjetuar gjatë kohës së koronavirusit. Por edhe nga emocionet e shpresat, sepse urata i drejtohej një Gruaje e cila kurrë nuk ka mbetur indiferente ndaj fatit të njerëzve. Sepse ajo është Nëna e Jezusit dhe e jona, e Asaj njerëzimi i është drejtuar kurdoherё nё shekuj për të kërkuar ndërmjetësimin dhe ndihmën amnore,  nё mënyrë krejt tё veçantë e mbi të gjitha - kur hija e vdekjes dhe e dhimbjes i kanosej njerëzimit.

Në fund të kremtimit tё Rruzares, para Shpellës sё Zojёs sё Bekuar të Lurdë, nё kopshtet e Vatikanit,  u Papa Françesku ia besoi Zotit  mbarë njerëzimin, Ati i Shenjtë përshëndeti posaçërisht, në gjuhën spanjolle, shumë Shenjtërore mariane që ishin të lidhura drejtpërdrejt nga Amerika Latine. Deshi t'i përshëndeste në gjuhën amtare, duke i falënderuar për afërsinë e tyre e duke ia besuar ndërmjetësimit të Virgjërës së Guadalupës.

Shenjtëroret e lidhura me Vatikanit

Nga Shpella e Zojës së Lurdë, në kopshtet e Vatikanit, Papa Françesku kryesoi lutjen e Rruzares, transmetuar në mondovizion, për një kohë dramatike të karakterizuar nga pandemia covid-19 që ka shkaktuar gati 6 milion të infektuar e më shumë se 360 mijë të vdekur në mbarë botën. Një pandemi që e gjunjëzoi njerëzimin.

E nga zemra e Vatikanit kjo lidhje e posaçme lutjeje krijoi një bashkim të veçantë me mbarë botën, sepse Shenjtëroret më të mëdha të Zojës së Bekuar nga të gjitha kontinentet u lidhen në mënyrë të drejtpërdrejt: nga Częstochowa në Fatima, nga Guadalupe, në Meksikë, në Lujan, në Argjentinë, nga Pompei në Lurdë tё Francës, nga shenjtërorja e Zojës së Papërlyer në Uashington e shumë të tjera si ajo e Elelës, në Nigeri. Një frymëmarrje botërore që dëshmohej edhe nga e Shenjtëroret mariane pamjet e të cilave pasqyroheshin në ekranet e mëdha afër Shpellës së Zojës së Lurdë, në kopshtet e Vatikanit.

Organizuar nga Këshilli Papnor për Nxitjen e Ungjillëzimit të Ri, lutja e sotme e Rruzares u bë natën e festës së Shpirtit Shenjt - Rrëshajëve dhe në përfundim të majit, që i kushtohet nderimit e lutjes që besimtarët ia drejtojnë Virgjërës Mari. Sivjet, kjo lutje e Rruzares merr në krejt domethënie të veçantë për shkak të momentit të jashtëzakonshëm që po përjeton njerëzimi kudo.

Rruzarja u lut nga përfaqësues tё kategorive të prekura nga covid

Momentet e veçanta e të forta të lutjes së Rruzares, në fillim e në mbarim, u shoqërua nga dy lutjet që Papa ia drejtoi Zojës së Bekuar për këtë kohë pandemie. Lutje që shprehën kuptimin e thellë të vuajtjeve e të dhimbjeve të njerëzimit, që iu paraqitjen Virgjërës Mari, duke të kërkuar ndihmën e saj për kapërcimin e krizës së krijuar nga pandemia. Për këtë qëllim, Zojës së Bekuar, që është strehë për të gjithë ata, që kërkojnë ndihmën e saj amtare, Papa ia drejtoi lutjen me uratën e lashtë:
Nën mbrojtjen tënde kërkojmë strehë, o Nënë e Shenjtë e Zotit: mos i përbuz lutjet tona, që t'i drejtojmë, në çaste prove, por na shpëto nga çdo rrezik, o Virgjër e lume dhe e bekuar”!

E dhjetëshet e Rruzares u shqipëruan nga burrat e gratë, që përfaqësonin kategoritë e ndryshme të prekura nga virusi, apo ato katergori që janë të angazhuar në parandalimin e përhapjes së pandemisë: një mjek e një infermiere, si përfaqësues të personelit shëndetësor në ballë të luftës kundёr pandemisë; një person i shëruar nga Covid-19 dhe një që ka humbur një anëtar të familjes, për të treguar se sa shumë njerëz janë prekur nga kjo sëmundje; një prift kapelan e një moër rregulltare, në kujtimin e priftërinjve e të personave të përkushtuar kaq afërt të sëmurëve; një farmacist e një gazetar për të nxjerrë në pah ata që vazhdojnë të kryejnë shërbimin e tyre të çmuar në dobi të të tjerëve; një vullnetar i Mbrojtjes civile me familjen e tij për të përfaqësuar botën e madhe të vullnetariatit dhe ata që kanë ofruar ndihmën e tyre për t'i bërë ballë emergjencës dhe një çift i ri të cilit i lindi një fëmijë në këtë kohë, për të gjithë fëmijët që erdhën në botë.

Lutja drejtuar Marisë Virgjër

Dhimbja e dashuria janë ndjenjat që sot morën fytyrë konkrete e që në këto muaj kanë qenë në lutjet e Papës në Meshët e mëngjesit kremtuar në Shën Martë. Doktorë, infermierë, forca të rendit, të sëmurë, të vdekur, zyrtarë qeveritarë dhe njerëz të shkencës. Një afresk i njerëzimit paraqitur nga e njëjta lutje që e mbylli Rruzaren, e dyta lutje që Papa përpiloi për këtë kohë:

O Mari, Ngushëllimi i të mjeruarve, përqafoj të gjithë bijtë e tu të mjerë dhe ndërmjetëso parë Atit të Mëshirshëm, që të ndërhyjë me dorën e Tij të fuqishme, për të na shpëtuar nga kjo pandemi e tmerrshme, që jeta të mund të rifillojë në qetësinë e saj të përditshme. Në Ty mbështetemi, o Mari, Ti që ndriçon rrugën tonë në shenj shpëtimi e shprese, o e  dhimbëshmja, o e buta, o e ëmbla Virgjëra Mari.

30 maj 2020, 22:42