Kërko

2019.01.21 Vaticano, APSA Amministrazione del Patrimonio della Sede Apostolica (2).JPG

Reskriptum i Papës për kalimin e kompetencave nga APSA në Sekretarinë për Ekonominë

R.SH. - Vatikan

Me një Reskriptum – përgjigje e Atit të Shenjtë Bergoglio ndaj një çështjeje të ngritur nga bashkëpunëtorët – Papa Françesku zhvendosi sot disa kompetenca të APSA-s (Administrimi i Trashëgimisë së Selisë Apostolike) në Sekretarinë e Vatikanit  për Ekonominë.

“Duke pasur parasysh nevojën për të garantuar një organizim më të arsyeshëm të informacionit ekonomik e financiar të Selisë së Shenjtë, si edhe për të informatizuar modelet e procedurat”, që përshkruhen në Reskriptum, “për të garantuar thjeshtimin e veprimtarive dhe efikasitetin e kontrolleve, pasi themelore për funksionimin e rregullt të Organizmave të Kuries Romake”, Papa Françesku, shpjegohet në tekst, i zhvendos të gjitha përgjegjësitë e Qendrës së Studimit të Statistikave (CED), nga APSA në Sekretarinë për Ekonominë.

 Nënvizohet se për këtë është nënshkruar një Marrëveshje Protokollare ndërmjet prefektëve të të dyja institucioneve vatikanase. Bashkë me kompetencat, zhvendoset edhe personeli i Qendrës, përveç atyre, që ua kërkon puna të qëndrojnë në APSA. I jepet detyra prefektit të Sekretarisë për Ekonominë, jezuitit Juan Antonio Guerrero, të riorganizojë shërbimin, duke i garantuar APSA-s gjithçka ka nevojë për kryerjen e punës së saj institucionale. Së fundi, theksohet se këto masa, marrë nga Ati i Shenjtë publikohen sot, më 20 maj, në gazetën vatikanase “L’Osservatore Romano” dhe hyjnë në fuqi më 1 qershor të këtij viti.

20 maj 2020, 12:15