mensa-bergamo-5.jpg

Koronavirus: Papa i telefonon famullitarit të Nembros, pranë Bergamos

“Përshëndeti nga ana ime, të gjithë bashkëpunëtorët e tu” i tha Papa famullitarit të Nembros, një nga fshatrat italiane, më të prekura nga koronavirusi. Ati i Shenjtë i telefonoi dje.

R.SH. - Vatikan

“Jam Papa Françesku, nuk po tallem”: kështu dëgjoi dje në telefon famullitari i Nembros, don Matteo Cella. Nembro është një fshat i vogël në provincën e Bergamos, një prej më të prekurve nga koronavirusi. Lajmin e jep gazeta “Eco di Bergamo).

 Don Matteo tregon se Ati i Shenjtë Bergolgio e falënderoi për ç’po bën në këtë periudhë. Unë, shpjegon famullitari, “u përpoqa t’i them se në këtë gjendje, duhej zgjedhur o të ankoheshim e të frikësoheshim, o të përvishnim mëngët. Pata fatin të takoj njerëz bujarë e me vullnet, të shqetësuar për të tjerët”. “Përshëndeti nga ana ime, të gjithë bashkëpunëtorët e tu” i tha Papa. Ftesë, së cilës famullitari iu bind menjëherë, duke u dërguar të gjithëve një mesazh zanor: “djema, duket si shaka, por nuk është: Papa më telefonoi sot e më kërkoi t’ju përshëndes”.

04 maj 2020, 15:22