Kërko

 Gjon Pali II Gjon Pali II 

Françesku kujton Papën Wojtyla: jeta e tij, shembull për të krishterët

Në audiencën e sotme të përgjithshme, Papa Françesku rikujtoi përsëri Shën Gjon Palin II, në njëqindvjetorin e ditëlindjes, kremtuar më 18 maj nga mbarë Kisha katolike e, posaçërisht, nga ajo polake.

R. SH. - Vatikan

Në audiencën e sotme të përgjithshme, Papa Françesku rikujtoi përsëri  Shën Gjon Palin II, në njëqindvjetorin e ditëlindjes, kremtuar më 18 maj  nga mbarë Kisha katolike e, posaçërisht, nga ajo polake.

E quajti “Bari i madh feje”. Njeri, që dinte t’ia besonte Zotit në lutje Kishën, njerëzimin, vetveten. Duke zgjedhur moton ipeshkvnore “Totus Tuus” - domethënë, duke iu kushtuar i tëri Marisë, na kujton se në çastet më të vështira të jetës, kemi kujt t’i lutemi e t’i kërkojmë ndihmë: Zojës së Bekuar, Nënës së Zotit, që mund të ndërmjetësojë për ne e për ankthet tona. Jeta e tij - kujtoi akoma Papa duke përshëndetur besimtarët e gjuhës polake - kishte në themel lutjen e thellë, plot me besim e shpresë. Prandaj mund të themi se mbetet shembull i shkëlqyer për gjithë të krishterët, që i luten Zotit për Kishën, për botën, për të tjerët e edhe për vetveten!

20 maj 2020, 12:08