Kërko

2020.04.09 Messa in Coena Domini 2020.04.09 Messa in Coena Domini 

Papa: nё Meshёn e “Darkёs sё Mbrame”, sot të gjithë ju, vëllezër meshtarë, jeni me mua në altar”

Treditёshi i Pashkëve u hap të Enjten e Shenjtë me një nderim për meshtarët "që ofrojnë jetën e tyre për popullin e Zotit" , për meshtarёt që vdiqën në këto ditë pandemie, Papa Françesku kujtoi “meshtarёt, mjekёt, infermietёt shenjtorët qё janё pranë mesh".

R.SH. - Vatikan

Një e Enjtje e Madhe e Shenjtё e Pashkёve shumë e veçantë sivjet për shkak të kufizimeve të vendosura nga pandemia që ka tronditur dhe ndryshuar në një kohë të shkurtër jetën e të gjithëve. Edhe ditët e Treditёshit të Shenjtё Pashkëve, që janё qendra, thelbi dhe zemra e kalendarit liturgjik tё Kishёs, e kremtja më e rëndësishme për të Krishterët, do të shohin Kishat e hapura por kremtimet liturgjike pa praninë e besimtarëve. Kёshtu ёshtё e kёshtu do të jetë edhe nё rastin e kremtimeve liturgjike të Papës Françesku.

Sot tё  Enjtjen e Madhe e tё Shenjtё tё Pashkёve, Ati i Shenjtё Bergoglio nuk kremtoi sot paradite, si zakonisht, Meshën e Bagmit me meshtarёt e dioqezёs sё Romës, por kremtoi, në orёn 18.00, pranë altarit tё Katedrёs në Bazilikёn e Shën Pjetrit, Meshën solemne in Coena Domini, e cila përkujton themelimin e Eukaristisë nga Jezusi, gjatё ‘Darkёs sё Mbrame’ me apostuj.

Treditёshi i Pashkëve u hap, sot të Enjten e Shenjtë, me një nderim që Papa u bëri meshtarëve "që ofrojnë jetën e tyre për popullin e Zotit" , për meshtarёt që vdiqën në këto ditë pandemie. Në homelinë e Meshës Ati i Shenjtë Françesku kujtoi “meshtarёt, mjekёt, infermietёt shenjtorët qё janё pranë mesh", e nёnvizoi tri fjalë që kanё tё bёjnё me tri realitete qё janё në qendër të së Enjtes së Shenjtë: Eukaristia, shërbimi, vajosja.

"Zoti dëshiron tё rri me ne, në Eukaristi, pohoi Papa Françesku, e ne bëhemi tabernakulli i tij. Jezusi, vazhdoi Ati i Shenjtё, shkon aq larg sa na thotё: "nëse ne nuk e hamë korpin e tij e nuk e pimë gjakun e tij, nuk do të hyjmë në Mbretërinë e Qiellit". Por për të hyrë në Mbretërinë e Qiellit ёshtё i domosdoshëm dimensioni i shërbimit, tha Papa Françesku e shtoi:

Tё shërbesh, po, të gjithё duhet tё shërbejmë. Por Zoti Jezus, nё atё shkёmbim fjalёsh qё pati me Pjetrin, e bën të kuptojë se për hyrë në Mbretërinë e Qiellit duhet ta lejojë Zotin t’i shërbejë, që Shërbëtori i Zotit të jetë shërbëtori jonё. E kjo është e vështirë për tu kuptuar.

Pastaj, meshtaria. "Sot do të doja të isha pranë meshtarëve, të gjithë meshtarëve: nga ata qё janё shuguruar kohëve tё fundit e deri tek Papa, të gjithë jemi meshtarë, ipeshkvijtë, të gjithë. Jemi të vajosur, të lyrё nga Zoti për të bërë Eukaristinë. Tё vajosur për të shërbyer”. Kёshtu u shpreh mes tjerash Papa Françesku, duke folur pa tekst, gjatё predikimit tё Meshës, "në Darkën e Zotit", kremtuar nё ora 18.00 nё Bazilikёn e Shёn Pjetrit, nё Vatikan, pa praninё e besimtarёve, që shënoi edhe fillimin e Treditëshit të Shenjtё Pashkëve,.

"Sot nuk ka Meshë Bagmi apo Meshё Krizme e unë shpresoj qё tё mund ta kremtojmë  përpara Rrëshajëve, përndryshe duhet ta shtyjmë deri vitin e ardhshëm", tha Papa Françesku: "Por nuk mund ta lë të Enjten e Shenjtë tё Pashkёve të kalojë pa kujtuar meshtarët që ofrojnë jetën e tyre për Zotin, priftërinjtë që janë shërbëtorë".

"Në këto ditë më shumë se 60 kanë vdekur këtu në Itali", tha Papa duke iu referuar pandemisë së Covid-19: "Në shёrbimin e të sëmurëve, në spitale. Me mjekët, me infermieret shenjtorët qё janё pranë, janё edhe priftërinjtë që e dinin se po jepnin jetën e tyre". “Mendoj nё ata qё kanё dhuruar jetёn”.

"Unë, - tha Papa, - sot kam marrë letrën e një meshtari, i cili është kapelan nё një burg shumë larg. Tregon se si e jeton këtë Javë të Shenjtë me të burgosurit. Është françeskan".

Pastaj Papa Françesku përmendi "meshtarët që shkojnë larg për të sjellë Ungjillin e të vdesin atje". "Ishte një ipeshkëv – tregoi Papa -qё gjëja e parë që bënte kur mbërrinte në vendet e misionit, shkonte në varreza për t’i parë varret e meshtarëve që kishin lënë atje jetën e tyre, edhe meshtarё të rinj, për njerëzit e vendit. Askush nuk e di emrin e tyre: meshtarё anonimë".  

Nderimi i Papës shkoi, më tej, tek "meshtarёt e fshatrave që janë priftërinj të katër, pesë, shtatë famullive kishtare dhe shkojnë nga njëri te tjetri komunitet, ata e njohin popullin mirё": “Njëherë - rrёfeu Françesku – njëri prej tyre më tha se ia dinte emrin të gjithë njerëzve të vendit. Vërtet?', i thashë unё. 'Edhe emrin e qenve'. Cka do tё thotё afërsia e meshtarëve: tё meshtarёve  të mirë! Sot i kujtoj në zemrën time dhe në altar".

 Së fundi, "meshtarёt e shpifur, meshtarёt e turpëruar që nuk mund të shkojnë rrugës sepse u thonë gjëra të këqija. Disa më thonin që nuk mund të dilnin nga shtëpia sepse i fyenin, e ata vazhdonin të ecnin udhës. Ka edhe meshtarë mëkatarë, të cilët, së bashku me ipeshkvijtë mëkatarë, e edhe me Papën mëkatar, nuk harrojnë të kërkojnë falje e mësojnë tё falin. Sepse ata e dinë se duhet të kërkojnë falje dhe tё falin. Të gjithë jemi mëkatarë."

Pastaj ka, vazhdoi Papa nё homeli: "meshtarë që vuajnë, qё janё në krizё dhe nuk dinë çfarë të bëjnë. Janё në errësirë”." Sot të gjithë ju, vëllezёr meshtarё, jeni me mua në altar, ju tё shuguruar, siguroi Papa Françesku : "Ju them vetëm një gjë: "mos u bëni kokëfortë si Pjetri, lëreni t’u lahen këmbët. Zoti është shërbëtori juaj, Ai është afër jush për t’u dhёnё forcё, për t’u la këmbët. E kështu, me këtë ndërgjegjësim për nevojën për t'u larë, të jini falёs tё mëdhenj. Kjo është masa me tё cilёn ne do tё matemi, me tё cilёn do tё gjykohemi: ashtu sikur ti  ke falur do tё falёsh, me tё njëjtën masë”.

"Mos ki frikë të falësh", kjo thirrja qё Papa u drejtoi meshtarëve: "Sa herë keni dyshime. Shikojeni Krishtin, Ai  i fal të gjithë. Bëhuni guximtarë,  edhe në rrezikime, për të falur, për të ngushëlluar. E nëse nuk mund të jepni faljen e shenjtë sakramentale në atë moment, jepni ngushëllimin dhe lëreni derën hapur që pendestari të kthehet. E falënderoj Zotin për dhuratën e meshtarisё e për ju: Zoti Jezus ua do tё mirёn, Ai vetëm kërkon që ju ta lejoni t’ua lajë këmbët ".

09 prill 2020, 20:57