Kërko

27-04-2015 Papa Francesco e Prof Riccardo Di Segni Rabbino di Roma 27-04-2015 Papa Francesco e Prof Riccardo Di Segni Rabbino di Roma 

Papa e Rabini Di Segni shkëmbejnë urimet për Pashkë

Papa Françesku: shkëmbimi i urimeve me komunitetin Hebraik të Romës për festën e Pesach (Pashkёve hebraike) e tё Pashkëve tё krishtera, " në sprovën aktuale po kalojmë që të gjithë”.

R.SH. - Vatikan

Mesazhe urimi, si çdo vit me rastin e afrimit të festës së Pesach (Pashkëve hebraike) e të Pashkëve të krishtera, sot "në sprovën aktuale që po kalojmë të gjithë", u shkëmbyen nga Papa Françesku dhe Kryerabini i komunitetit hebraik të Romës, Riccardo Di Segni.

"Ndërsa afrohet festa e Pesach-ut”, shkruan Papa Françesku, dëshiroj t’u shpreh urimet e mia të përzemërta Ju e të gjithë Komunitetit hebraik të Romës. I Gjithëfuqishmi, qё e çliroi popullin e vet të dashur nga skllavëria dhe i priu drejt tokës së premtuar, Ai ju shoqëroftë edhe sot me bekime tё begatshme. Në ripërtëritjen e lidhjeve të miqësisë e tё angazhimit ndaj më të brishtëve të shoqërinë sonë, veçanërisht në sprovën aktuale që po kalojmë të gjithë, ju siguroj kujtimin tim dhe ju kërkoj të vazhdoni të luteni për mua. “Chag sameach” (Pashkë të lumtura hebraike). Franciscus PP".

Krye Rabini falënderon Papën

"Këtë vit shkruan - Di Segni- është një Pashkë e veçantё në të cilën ekzistenca normale ka qenë e tronditur nga epidemia në vazhdim që krijon zi, frikë, fatkeqësi ekonomike e sociale. Ne jemi të gjithë të angazhuar për të ndihmuar, ngushëlluar, nxitur një ekzaminim të ndërgjegjes, pёr tё kërkuar ndihmë nga Krijuesi ynë. Është pikërisht në këto momente që masim konkretisht vlerat e përbashkëta të besimeve tona dhe nevojën për të punuar së bashku për të mirën kolektive. Qё të jetë, pavarësisht gjithçkaje, një Pashkë e qetë, bartëse e ripërtëritjes dhe e shpalljes së një bote më të mirë. Me urimet më të mira, Riccardo Shemuel Di Segni".

06 prill 2020, 17:20