1586550147575.JPG

Papa: »dashuria na bën të shpresojmë në një botë më të mirë»

Kurrë një Udhë Kryqi si ajo qё u mbajt dje mbrëma. Në Sheshin e Shën Pjetrit të zbrazët, por plot kuptim. Papa në lutje përbri Krishtit tё Kryqёzuar, pothuajse i zhytur, i përqendruar në dialogun me Krishtin mbi Kryq akoma për disa minuta pas bekimit tё fundit para se të kthehej në Bazilikë.

R.SH. - Vatikan

Kurrë një Udhë Kryqi si ai qё u mbajt mbrëmëUdha e Kryqit e Premtes sё Madhe tё Pashkëve me Papën, nё Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan, në heshtje mbi dhimbjet e botës.

Sheshi i Shёn Pjetrit, mbrёmё, ishte i zbrazёt, po aty, gjatё Udhёs sё Kryqit tё sё Premtes sё Madhe tё Pashkёve, ishte e pranishme bota mbarё, sepse e gjithë bota duket si një "Koloseum" në kohën e pandemisë. E përballë këtij skenari edhe Papa Françesku mbeti në heshtje tё lutjes, në shenjё respekti ndaj atyre sot, si shumë shekuj më parë, "gozhdohen" në kryqin e dhimbjes e tё vdekjes. Në shumë mënyra 

Sheshi Shën Pjetrit ishte zbrazët, por plot kuptim. Meditimet e Udhёs sё Kryqit 2020 përgatitur nga të burgosurit dhe stafi i burgut të Padovёs arrijnë tё prekin zemrën e botës, me Kryqin e bartur udhës sё Kalvarit nga dy grupe, prej pesë personash çdo njёri, deri në tremën dhe sheshin e Bazilikës, pasi ndalimit nё lutje e adhurimit para tё Kryqёzuemit (Krishtit nё Kryq) të mrekullueshëm të Kishёs romake tё Shën Marçelit.

Pas 56 vjetësh për herë të parë udha e Kryqit nuk u zhvillua në amfiteatrin romak Koloseum. Pandemia i zhvendosi ndalesat e Udhës sё Kryqit në një Shesh të boshatisur të Shën Pjetrit. Pishtarët ndriçuan rrugёn e pёrshkimit tё Udhёs sё Kryqit cila nga obelisku çoi deri në platformën e përgatitur në tremën para Bazilikës, nga ku Papa kryesoi ritin e Udhës sё Kryqit 2020.

Meditimet janë shkruar nga pesë persona të burgosur, nga një familje viktimë e vrasjes, nga vajza e një të burgosuri të përjetshëm, nga një edukatore, nga një magjistrat i mbikëqyrjes, nga nëna e një të burgosuri, nga jë katekist, nga një meshtar i akuzuar padrejtësisht, nga një frat vullnetar, nga një polic, të gjithë, të lidhur me Kapelaninë e burgut “Due Palazzi” në Padova: këta janë autorët e meditimeve, që u lexuan gjatë Udhës së Kryqit, kryesuar nga Papa, këtë vit në tremen e Bazilikës së Shën Pjetrit, për shkak të emergjencës koronavirus.

Dymbëdhjetë persona gjithsejtë tё pranishëm në Sheshit e Vatikanit që bartnin kryqin. Dy grupe, njëri nga burgu "Due Palazzi" i Padovёs e tjetri nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Higjienës së Vatikanit. Don Marco Pozza, kapelani i burgut të Venetos është i pari që hapi Udhёn e Kryqit, mbrёmё, që përshkoi  tetë ndalesat rreth obeliskut tё Sheshit tё Shёn Pjetrit përpara se të ngjitej deri në tremёn para Bazilikёs për katër ndalesa tjera.

Ndalesa e dymbëdhjetë u mbajt përbri Krishtit tё Kryqëzuar tё Shën Marçelit, fytyra e të cilit ishte kthyer nga Papa Françesku. Bazilika e Vatikanit e ndriçuar, Papa në lutje , pothuajse i zhytur, i përqendruar në dialogun me Krishtin mbi Kryq akoma për disa minuta pas bekimit tё fundit para se të kthehej në Bazilikë.

11 prill 2020, 11:26