Kërko

 Coronavirus: urimet e spitalit pacientëve Coronavirus: urimet e spitalit pacientëve 

Françesku kujton përkushtimin e grave dhe rreziqet që po përballojnë

Në përfundim të lutjes së Mbretëreshës Qiellore, Papa Françesku kujtoi posaçërisht gratë dhe shërbimin që po bëjnë në këtë periudhë në spitale, ndërmjet forcave të rendit, në dyqane e në familje. Pa harruar edhe rreziqet, që përballojnë shpesh gjatë kësaj mbylljeje në shtëpitë e tyre. I ftoi të gjithë t’i ndihmojnë e të luten për to.

R. SH. - Vatikan

Pas lutjes së Mbretëreshës qiellore, Papa Françesku, pasi kishte kujtuar gratë, dëshmitare të Ngjalljes së Krishtit, u kushtoi një mendim të posaçëm grave, që po i bëjnë ballë koronavirusit, të mbyllura në shtëpitë e tyre. Kujtoi çfarë bëjnë shumë gra në këtë kohë emergjence shëndetësore, duke u kujdesur për të tjerët: gratë mjeke, infermiere, përfaqësuese të forcave të rendit  e  të burgjeve, të impenjuara ndër dyqanet, ku shiten gjërat më të nevojshme për jetesën …. E edhe shumë e shumë nëna e motra të mbyllura në shtëpi  me gjithë familjen, me fëmijët, me pleqtë, me të gjymtuarit. Të lutemi për to - ftoi - Zoti u dhashtë forvcë e guxim për të shkuar gjithnjë përpara!

Mendimi i Françeskut  për vendet e prekura nga pandemia

Papa Françesku u shprehu përsëri afërsinë e tij vendeve të prekura nga koronavirusi, në mënyrë të posaçme Italisë, SHBA-ve, Spanjës, Francës… lista është e gjatë - shtoi! Lutem për gjithë! E mos harroni se “Papa lutet për ju, është gjithnjë pranë jush!”.

13 prill 2020, 12:56