Nga DBR-ja e Panamasë Nga DBR-ja e Panamasë 

DBR-ja dhe Takimi Botëror i Familjeve shtyhen për një vit

U vendos të shtyhet për vitin 2022, Takimi ndërkombëtar i Familjeve, në program në Romë, ndërsa Dita Botërore e Rinisë në Lisbonë do të mbahet në vitin 2023.

R.SH. - Vatikan

Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi u ndryshon planet organizatorëve të dy takimeve të mëdha kishtare. Në një deklaratë, drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, shpjegon se “për shkak të gjendjes aktuale shëndetësore dhe pasojave të saj mbi zhvendosjen dhe grumbullimin e të rinjve e të familjeve, Ati i Shenjtë, së bashku me Dikasterin për Laikët, Familjen dhe Jetën, vendosi ta shtyjë për një vit Takimin e ardhshëm Botëror të Familjeve, i cili duhej të mbahej në Romë, në qershor 2021, ndërsa Ditën e ardhshme Botërore të Rinisë, e cila do të kremtohej në Lisbonë, në gusht 2022, ta zhvendosë në gusht 2023.

20 prill 2020, 19:08