Kërko

Papa Françesku Papa Françesku 

Tweet i Papës në kohë koronavirusi: afërsi me të sëmurët e me mjekët

Papa shprehu sot, edhe një herë, afërsinë e tij me të sëmurët, me mjekët e me personelin mjekësor, në vijën e parë të frontit kundër koronavirusit.

R.SH. - Vatikan

“Dëshiroj të shpreh sërish – shkruan Françesku në një tweet – afërsinë time me të sëmurët e koronavirusit dhe me veprimtarët e shëndetësisë, që kujdesen për ta, si edhe me autoritetet civile e me të gjithë ata, që po impenjohen për të ndihmuar pacientët e për të ndalur infektimin”.

06 mars 2020, 16:00