Kërko

 Migrantët në lundrim drejt premtimeve të rreme Migrantët në lundrim drejt premtimeve të rreme 

“Si Jezu Krishti, të detyruar të ikin”. Kjo, tema e Ditës së 106-të të Migrantit dhe Refugjatit

Dita Botërore e Migrantit dhe e Refugjatit do të kremtohet të diel, më 27 shtator 2020. Tema: “Si Jezu Krishti, të detyruar të ikin”.

R. SH. - Vatikan

Dita e 106-të Botërore e Migrantit dhe e Refugjatit do të kremtohet të diel, më 27 shtator. Për mesazhin tradicional, Ati i Shenjtë zgjodhi, titullin “Si Jezu Krishti, të detyruar të ikin”. Mesazhi do të përqendrohet tek puna baritore me të shpërngulurit e brendshëm nëpër botë, sot 41 milionë vetë.

Siç e tregon titulli, reflektimi do të niset nga përvoja e Jezusit që, së  bashku me prindërit, e provoi vetë shijen e hidhur të jetës së njeriut të shpërngulur e refugjat, për të pohuar rëndësinë e arsyes kristologjike të mikpritjes së krishterë. Mesazhi ka shtatë nëntema, të shprehura përmes  shtatë çifte foljesh: “duhet të njohësh, për të kuptuar/ të bëhesh i afërt, për të shërbyer/ të dëgjosh, për t’u pajtuar/ të bashkëndash, për t’u rritur/ të veprosh, për të promovuar/ të bashkëpunosh, për të ndërtuar”//.

Për të ndihmuar në përgatitjen e përshtatshme të kremtimit të kësaj dite, edhe sivjet Seksioni Migrantët dhe Refugjatët i Dikasterit për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor do të nisë një fushatë të re komunikimi. Do të propozohen çdo muaj reflektime dhe materiale informative e ndihmëse multimediale, të nevojshme për ta thelluar kuptimin e temës së zgjedhur nga Ati i Shenjtë.

06 mars 2020, 12:24