Papa në Shёn Martё lutet për punëtorët që garantojnë shërbimet thelbësore

Në Meshën kremtuar sot paradite nё kapelёn e Shёn Martёs nё Vatikan, Papa Françesku ёshtё lutur për të sëmurët, u ka shprehur mirënjohjen tё gjithё atyre që, nëpërmjet punës së tyre, mundësojnë funksionimin e shoqërisë në këtë moment emergjence. Në predikimin e tij Papa komentoi Ungjillin e kёsaj sё diele tё tretё tё kreshmёve: dialogun e Jezusit me gruan samaritane, e cila rrëfen mëkatet e saj. Zoti do me ne një dialog të sinqertë dhe transparent.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku vazhdon të kremtojë Meshën në kapelёn e shtëpisë sё Shёn Martёs, nё transmetim tё drejtpërdrejt streaming dhe kёshtu do ta bëjë edhe këtë javë përballë emergjencës së koronavirusit që çoi në pezullimin, në Itali, të Meshёve me pjesëmarrje tё besimtarëve për të shmangur çdo rrezik infeksioni. Këtë mëngjes Papa kremtoi Meshën e Kreshmёve të Dielёs sё Tretё tё Kreshmёve. Nё fillim tё kremtimit Eukaristi, kujtoi se ndjeti apo qёllimi i lutjes sё kёtij kremtimi ёshtё për të sëmurët e për ata që në këtë kohë të vështirë, me punën e tyre garantojnë shërbimet thelbësore.

Kёtё tё diele tё Kreshmëve të lutemi të gjithë së bashku për të sëmurët, për njerëzit që vuajnë. E sot do të doja të bëja një lutje të veçantë, me të gjithë ju, për njerëzit që me punёn e tyre garantojnë funksionimin e shoqërisë: punëtorët e farmacive, tё supermarketeve, tё transportit, policinë. Të lutemi për të gjithë ata që janё duke punuar nё këto momente nё mёnyrё jeta sociale, jeta e qytetit, tё mund të vazhdojë e tё shkojë përpara.

Pastaj Papa lexoi antifonën e Meshёs:

Sytë e mi gjithmonë i drejtoi te Zoti, sepse ai i nxjerr këmbët e mia prej lakut. Mё shiko, o Zot, e ki dhembje pёr mua, sepse jam i vetmuar e i mjerë (Ps 24,15-16). Në homelinё e tij, Papa Françesku komentoi Ungjillin e së dielës nga Gjoni, i cilina njofton bisedën ndёrmjet Jezusit dhe gruas samaritane (JGjn 4: 5-15.19 b-26.39 a. 40-42).

Nё vijim homelia e Papёs mbajtur gjatё Meshёs sё mёngjesin nё Shёn Martё

Ungjilli (krh. JGjn 4: 5-42) na bën të njihemi me një dialog, një dialog historik - nuk është një shёmbёlltyrё - tё një takimi të Jezusit me një grua, me një mëkatare.

Është hera e parë në Ungjill që Jezusi e shpall identitetin e tij. E shpall atë para një mëkatare e cila pati guximin për t'ia thënë të vërtetën: "Këta qё i kam pasur nuk kanë qenë burrat e mi" (khr rr. 16-18). E atëherë me të njëjtin argument gruaja shkoi për t’ua shpallur tё tjerëve Jezusin: "Ejani, e shihni njeriun që më tregoi gjithçka kam bërë. A mos është ky Mesia” (khr.rr. 29).

Ajo nuk shkon në dialog me Jezusin me argumente teologjike - si ndoshta do tё dёshironte: "Në këtë mal, në tjetrin mal..." (khr rr20. – po shkon me të vërtetën e saj. E vërteta e saj është ajo që e shenjtëron, ёshtё ajo që Zoti përdor, të vërtetën e tij, për të shpallur Ungjillin: askush nuk mund të jetë dishepuj i Jezusit pa të vërtetën e tij personale, pa atё jemi. Askush nuk mund të jetë dishepuj i Jezusit vetëm me argumentime: "Në këtë mal, në atë tjetrin...". 

Kjo grua kishte kurajën për të dialoguar me Jezusin - sepse këta dy popuj nuk dialogonin njëri me tjetrin (krh.rr. 9) -; ajo kishte guximin të interesohej për propozimin e Jezusit, për atë ujë, sepse e dinte se ishte e etur. Pati guximin t’i rrëfente dobësitë e veta, mëkatet e veta; madje, gati guximin tё përdorte historinё e vet si garanci tё asaj qё ishte e një profeti. "Ai më tregoi gjithçka kam bërë. (rr. 29). 

Zoti gjithnjë do dialog me transparencën, pa i fshehur gjërat, pa qëllime të dyfishta: "Jam kështu". E kështu flas me Zotin, ashtu siç jam, me të vërtetën time. E kështu, nga e vërteta ime, me forcën e Shpirtit  Shenjt, gjej të vërtetën: se Zoti ashte Shpëtimtari, Ai që erdhi të më shpëtojë dhe të na shpëtojë.

Ky dialog transparent ndёrmjet Jezusit dhe gruas përfundon me rrëfimin e realitetit mesianik të Jezusit, dhe me konvertimin e atyre njerëzve [të Samarisë], me atë "fushë" që Zoti e pa tё "verdhuar", qё shkonte tek ai sepse ishte koha e të korrave (khr.rr. 35).

Dhashtё Zoti të na japë hirin për t'u lutur gjithmonë me të vërtetën, të drejtohem te Zoti me të vërtetën time, e jo me të vërtetën e të tjerëve, jo me të vërtetat e distiluara në argumentime: "Është e vërtetë, unë kisha 5 bashkëshortë, kjo është e vërteta ime "(khr. rr. 17-18) pohuan gruaja samaritane nё bisedë me Jezusin.

15 mars 2020, 11:21