Kërko

Engjëlli i Tënzot Engjëlli i Tënzot 

Papa: Ndjesa e plotë për ata, që bashkohen në lutje më 27 mars

Salla e Shtypit e Vatikanit kujton në një notë, mundësinë e Ndjesës së plotë për të gjithë ata, që do të bashkohen me Papën Françesku gjatë lutjes të së premtes, 27 mars.

R.SH. - Vatikan

Pak pas përfundimit të lutjes së sotme të Engjëllit të Tënzot, Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë publikoi një komunikatë për të theksuar disa veçori të së premtes, 27 mars, kur Papa Françesku, “në këtë kohë emergjence për njerëzimin”, lexohet në notë, i fton “katolikët e gjithë botës të bashkohen shpirtërisht në lutje me të”.

“Lutja e Atit të Shenjtë – saktëson komunikata – mund të ndiqet drejtpërdrejt përmes mediave dhe do të përfundojë me Bekimin eukaristik, që do të jepet ‘Urbi et orbi’ (për Romën dhe botën). Të gjithë atyre, që do të bashkohen shpirtërisht me këtë çast lutjeje përmes mjeteve të komunikimit do t’u jepet Ndjesa e plotë, sipas kushteve të parashikuara nga dekreti i fundit i Pendestarisë Apostolike”.

22 mars 2020, 15:09