Kërko

 Lutja e Engjëllit të Tënzot Lutja e Engjëllit të Tënzot 

Françesku: Engjëlli i Tënzot dhe audienca do të transmetohen në streaming

Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë komunikon mënyrën e vijimit të veprimtarive të Papës ditët e ardhshme. Ndërmjet tyre, edhe Mesha në Shën Martë do të kremtohet privatisht. Masat merren për parandalimin e përhapjes së coronavirus-it.

R. SH. - Vatikan

Një  komunikatë e Sallës vatikanase të Shtypit, lidhur me ngjarjet e ditëve të ardhshme, “njofton se lutja e Engjëllit të Tënzot e Atit të Shenjtë e së dielës, 8 mars, do të transmetohet nga Biblioteka e Pallatit Apostolik e jo në Sheshin e Shën Pjetrit, nga dritarja e Engjëllit. Lutja do të transmetohet drejtpërdrejt në  streaming - sistem për trasmetimin e sinjaleve audio e video përmes internetit -  nga Vatican News e në ekranet  e Sheshit të Shën Pjetrit e do t’u përcillet  nga Vatican Media, mjeteve të komunikimit që do të paraqesin kërkesën, në mënyrë që të mund të ndiqet nga besimtarët. Audienca e përgjithshme e së mërkurës, 11 mars, do të transmetohet me të njëjtat mënyra”.

Në komunikatë shpjegohet se “këto mënyra janë të nevojshme për të shmangur rrezikun e përhapjes së COVID-19, për shkak të grumbullimit të njerëzve gjatë kontrolleve të sigurimit lidhur me hyrjen në shesh, siç kërkohet nga autoritetet italiane”. Veç kësaj, “në përkim me vendimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Higjienës të Shtetit të Qytetit të Vatikanit, deri të diel, më 15 mars, do të ndërpritet edhe pjesëmarrja e besimtarëve mysafirë në Meshët e Shën Martës. Ati i Shenjtë do ta kremtojë privatisht Eukaristinë”.

07 mars 2020, 15:20