Katedralja metropolitane e Shën Palit Katedralja metropolitane e Shën Palit 

Vizitë e re apostolike e Papës: në Maltë, më 31 maj

Sipas një komunikate të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Papa Françesku do të niset për një shtegtim të ri apostolik, në zemër të Mesdheut. Në logon e vizitës papnore, një mesazh i ngrohtë mikpritjeje.

R. SH. - Vatikan

“Duke pranuar ftesën e Presidentit të Republikës së Maltës, të autoriteteve  dhe të Kishës Katolike të vendit - lexohet në komunikatë - Papa Françesku do të shtegtojë në Maltë, më 31 maj 2010. Programi i shtegtimit do të bëhet i njohur së shpejti.

Dy duar lartuar drejt Kryqit, në logo

Në logon e vizitës të bien menjëherë në sy dy duar, që lartohen drejt Kryqit nga një anije në mëshirën e dallgëve. Janë simbol i mikpritjes  së  krishterë  për të afërmin dhe i  ndihmës që u duhet dhënë të braktisurve në fatin e tyre. Barka na kujton menjëherë rrëfimin dramatik  të mbytjes së anijes së Shën Palit Apostull në ishullin e Maltës (krh Vap 27,27-44) dhe pritjen miqësore që i bënë maltezët të mbyturve (krh Vap 28,1-10),  për të cilën Papa ka folur edhe në audiencat e së mërkurës. Motoja e shtegtimit apostolik është “They showed us unusal kindness” – “Vendasit na pritën me njerëzi të jashtëzakonshme” (Vap 28,2).

Kujtojmë se Françesku nuk është Papa i parë që shkel në Ishull. Para tij këtu shkelën për vizitë apostolike dy Papë të tjerë: Shën Gjon Pali II, më 25 deri më 27 maj 1990  dhe Papa Benedikti XVI, më 17 e 18 prill 2010.

10 shkurt 2020, 13:01