Vizitë e re apostolike e Papës: në Maltë, më 31 maj
R. SH. - Vatikan
“Duke pranuar ftesën e Presidentit të Republikës së Maltës, të autoriteteve dhe të Kishës Katolike të vendit - lexohet në komunikatë - Papa Françesku do të shtegtojë në Maltë, më 31 maj 2010. Programi i shtegtimit do të bëhet i njohur së shpejti.
Dy duar lartuar drejt Kryqit, në logo
Në logon e vizitës të bien menjëherë në sy dy duar, që lartohen drejt Kryqit nga një anije në mëshirën e dallgëve. Janë simbol i mikpritjes së krishterë për të afërmin dhe i ndihmës që u duhet dhënë të braktisurve në fatin e tyre. Barka na kujton menjëherë rrëfimin dramatik të mbytjes së anijes së Shën Palit Apostull në ishullin e Maltës (krh Vap 27,27-44) dhe pritjen miqësore që i bënë maltezët të mbyturve (krh Vap 28,1-10), për të cilën Papa ka folur edhe në audiencat e së mërkurës. Motoja e shtegtimit apostolik është “They showed us unusal kindness” – “Vendasit na pritën me njerëzi të jashtëzakonshme” (Vap 28,2).
Kujtojmë se Françesku nuk është Papa i parë që shkel në Ishull. Para tij këtu shkelën për vizitë apostolike dy Papë të tjerë: Shën Gjon Pali II, më 25 deri më 27 maj 1990 dhe Papa Benedikti XVI, më 17 e 18 prill 2010.