Kërko

Giornata internazionale di preghiera e riflessione contro la tratta di persone  2020.02.09 Giornata internazionale di preghiera e riflessione contro la tratta di persone 2020.02.09  

Papa bёn thirrje tё luftohet plaga e trafikimit tё njerёzve

Papa gjatё lutjes sё Engjёllit Tёnzot bёn thirrje kundër trafikimit tё qenieve njerëzor: "Tё impenjohen gjithё kundёr kësaj plage, tё jemi tё vëmendshëm ndaj teknologjive të reja: kriminelët i përdorin për t’i joshur viktimat".

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku e kujtoi sot, gjatё lutjes sё Engjëllit Tёnzot, Ditën e Lutjes e tё Reflektimi kundër Trafikimit të Njerëzve. "Për ta shëruar këtë plagë, sepse është fjala pёr një plagë tё vërtetë që shfrytëzon më të dobëtit, është i domosdoshëm angazhimi i të gjithëve: institucioneve, shoqatave dhe agjencive arsimore".

Papa pastaj u kujtoi administratorëve tё rrjetit tё internetit përgjegjësinë qё kanё. "Në frontin e parandalimit, do të doja të vija në dukje se si kërkime dhe studime të ndryshme dëshmojnë se organizatat kriminale po i përdorin gjithnjё mё  shumё mjetet moderne tё komunikimit për t’i joshur viktimat me mashtrim. Prandaj, është e nevojshme nga njëra anë edukimi për një përdorim sa mё të shëndosh të mjeteve teknologjike, nga ana tjetër, edhe tё vigjilohet e t’u tërhiqet vëmendja furnizuesve të shërbimeve tё tilla telematike pёr përgjegjësinё qё kanё " theksoi Papën Françesku.

Të lutemi, të gjithë – ftoi Ati i Shenjtё Bergolgio - që Zoti t’i shndërrojë zemrat e trafikantëve – e keqe kjo fjalë, trafikant njerëzish – e t’u japë shpresë për fitimin e lirisë të gjithë atyre, që vuajnë për shkak të kësaj plage të turpshme.

Dita e lutjes kremtohet çdo vit në përkujtimin liturgjik të shën Bakhitës, e cila, gjatë jetës pati njohur vuajtjet e skllavërisë. Promovohet nga një Komitet i koordinuar nga Talitha Kum, rrjeti ndërkombëtar i rregulltareve kundër trafikut të njerëzve. Me të bashkëpunojnë edhe një sërë organizmash e shoqatash të Kishës Katolike.

09 shkurt 2020, 21:05