Kërko

Vatican News
2020.02.06 Andrej Plenkovic Primo Ministro della Croazia 2020.02.06 Andrej Plenkovic Primo Ministro della Croazia  (Vatican Media)

Papa: "sfidat" mbi "të ardhmen e Evropës" ndër temat e audiencës me kryeministrin kroat Plenkoviç

Në qendër të bisedimeve në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit: impenjimet kryesore të presidencës kroate në Këshillin e Bashkimit Evropian dhe tematika ndërkombëtare e rajonale, duke përfshirë gjendjen e popullit kroat në Bosnje dhe Hercegovinë, migracionit dhe të paqen e sigurinë.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku priti sot paradite në audiencë në Vatikan Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviç, i cili më pas u takua me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

Gjatë të bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit, u vlerësuan marrëdhëniet e mira bilaterale dhe u shpreh dëshira për zhvillimin e më tejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellët.

Në vazhdim, bisedimet u përqendruan te angazhimet kryesore që ka presidenca kroate në Këshillin e Bashkimit Evropian, me një referim të veçantë ndaj sfidave që lidhen me të ardhmen e Evropës.

Së fundi, u diskutua për çështje të ndryshme ndërkombëtare e rajonale, duke përfshirë gjendjen e popullit kroat në Bosnje-Hercegovinë, migracionin, paqen dhe sigurinë.

06 shkurt 2020, 14:46