Kërko

Vatican News
VATICAN-POPE-MURAD VATICAN-POPE-MURAD  (AFP or licensors)

Papa priti nё audiencë presidentin e Ukrainës

Gjendja humanitare, kërkimi i paqes dhe bashkëpunimi i anasjelltë, këto temat që karakterizuan praninë e presidentit tё Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Vatikan.

R.SH. - Vatikan

Sot paradite Papa Françesku priti në audiencë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenski, i cili - sikur njofton zyra e shtypit të Vatikanit - më pas u takua me Sekretarin e Shtetit tё Selisë sё Shenjtë, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga kryeipeshkvi Imzot Paul Richard Gallager, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet.

Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit - shpjegon njoftimi i zyrёs sё shtypit – iu kushtuan kryesisht gjendjes humanitare dhe kërkimit të paqes në kontekstin e konfliktit, i cili prej vitit 2014, ende ёshtё duke e munduar Ukrainën. Në lidhje me këtë, u shpreh shpresa e përbashkët qё nga të gjitha palёt e përfshira të tregohet ndjeshmëria më e madhe ndaj nevojave të popullsisë, viktimës së parë të dhunës, si dhe angazhimi e koherenca në dialog.

Nё bisedime u shqyrtuan edhe tema qё kanё tё bёjnё me bashkëpunimin e ndërsjellët dhe kontributin e Kishës katolike, të pranishme në vend me rite të ndryshme.

08 shkurt 2020, 17:33