Kërko

 Angelus 2020.02.09 Angelus 2020.02.09 

Papa: përballë padrejtësive Kisha nuk mund të mbyllet por duhet tё shpenzohet pёr tё varfrit

Përballë dhunës, padrejtësisë dhe shtypjes, Kisha nuk mund tё mbyllën nё vetvete por duhet të jetë komunitet në shërbim të atyre qё janё varfёr e tё fundit. Kjo nxitja e Papёs, qё kujtoi se i krishterit e ka pёr detyrё për t'i rezistuar mëkatit dhe degradimit moral, për të davarit errësirën duke shndritur me dritën e Krishtin.

R.SH. - Vatikan

Kripë e dritë. Dy imazhe simbolike, dy kritere, dy qëndrime korrekte që Jezusi u jep nё dorëzim dishepujve dhe atyre që mendojnë ta ndjekin pas,  pёr të qenë dëshmitarë e kumtues të vërtetë të Ungjillit, kёshtu pohoi sot Papa Françesku gjatё lutjes mariane tё mesditёs sё Engjёllit Tёnzot, kremtuar nё Sheshin e Shёn Pjetrit, nё Vatikan, përpara se të bënte thirrje tё fortё për Sirinë dhe kundër Trafikimit të qenieve njerëzore.

Rezistoni mëkateve dhe degradimit

Kripa, shpjegoi Papa Françesku, vё nё pah dhe jep shije, por jo vetëm kaq,  ajo e ruan dhe e mbron ushqimin nga prishja (korruptimi).

Dishepulli i Krishtit është i thirrur t’i mbaj sa ma larg shoqërisë rreziqet, mikrobet gërryes që ndotin jetën e njerëzve. Është fjala për t'i rezistuar degradimit moral, mëkatit, duke dëshmuar vlerёn e ndershmërisë e tё vëllazërimit, pa ra nё ngashënjimet e kësaj bote, tё pushtetit dhe tё pasurisë.

Është kripё, vazhdoi Papa, ai dishepull që "megjitha dështimet e përditshme" ngritët nё kёmbё, e çdo herë fillon përsëri me durim, duke kërkuar dialogun e takimin. Është, akoma, kripё ai që nuk kёrkon e nuk synon mirёnjohjen dhe lavdërimin, por besnik ndaj mësimeve të Krishtit, i cili nuk ka ardhur pёr t’u shërbyer nga tё tjerёt, por pёr të shërbyere, përpiqet të jetë "njё prani modeste dhe konstruktive" nё shoqёri.

Tё sjellim dritën në gënjeshtra

Atëherë është veti e tё krishterit të jetë dritё, sipas shembullit tё Jezusit, për të davaritur errësirën që ende e rrethon botën dhe pushton zemrat e shumë njerëzve. Një rrezatim – sipas Papёs Françesku - që duhet të rrjedhë nga veprat më shumë se nga fjalët dhe qё di, para së gjithash, të drejtojë tjetrin nё udhёn qё tё mundëson ta përjetosh mirësinë dhe mëshirën e pakufishme të Krishtit.

Dishepulli i Jezusit është dritë kur di si ta jetojë fenë e tij jashtë hapësirave të ngushta e tё mbyllura, kur kontribuon nё eliminimin e paragjykimeve, tё shpifjeve, dhe e lë dritën e Krishtit tё depërtojë në situata të përshkuara nga hipokrizia e gënjeshtra.

Të jesh Kishë që dëgjon britmёn e të fundit

Thirrja universale ёshtё, pra, tё mos kemi frikë të jetojmë në botë, edhe nëse ndonjëherë hasim nё kushte konflikti e mëkati, por të jemi instrumente të Jezusit, që drita e Tij të arrijë tek të gjithё.

Përballë dhunës, padrejtësisë dhe shtypjes, i krishteri nuk mund tё mbyllët nё vetvete apo në sigurinë e rrethit të tij; as Kisha nuk mund tё mbyllët nё vetvete, nuk mund ta braktisë misionin e vet të ungjillëzimit e tё shërbimit. Në Darkën e Mbrame me apostujt Jezusi i kërkoi Atit të mos i merrte dishepujt nga bota, por t'i lente aty në botë dhe t'i ruante nga shpirti i botës. Kisha shpenzohet me bujari e përzemërsi për të vegjlit dhe të varfrit: e kjo nuk ёshtё sipas shpirtit tё botёs, kjo ёshtё drita e kripa e saj; Kisha e dëgjon britmën e njerëzve qё janё të fundit dhe të përjashtuarit e shoqërisë, sepse ajo është e vetëdijshme se ёshtё  një komunitet shtegtues, Kisha është e thirrur për të zgjatur në histori praninë shpëtimprurëse të Jezu Krishtit.

09 shkurt 2020, 17:06