Papa miraton modifikimin e Statuteve dhe të Rregullores së Caritas Internationalis
Me një reskript, apo përgjigje me shkrim “ex audientia”, drejtuar kardinalit Pietro Parolin, sekretar i Shtetit të Vatikanit, më 13 janarin e kaluar, Papa Françesku miratoi modifikimet e Statuteve dhe të Rregullores së Brendshme të Caritas Internationalis.
R. SH. - Vatikan
Me një reskript, apo përgjigje me shkrim “ex audientia”, drejtuar kardinalit Pietro Parolin, sekretar i Shtetit të Vatikanit, më 13 janarin e kaluar, Papa Françesku miratoi modifikimet e Statuteve dhe të Rregullores së Brendshme të Caritas Internationalis, “duke pasur parasysh nevojën e ripërcaktimit të synimeve si dhe të rregullores të organizmit bamirës ndërkombëtar”.
Papa, përveç kësaj, vendosi edhe që ky reskript të shpallet përmes publikimit në “L’Osservatore Romano”, duke hyrë në fuqi më 1 shkurt të vitit 2020, e pastaj të publikohet edhe në Acta Apostolicae Sedis.
17 shkurt 2020, 13:50