Kërko

2020.02.26 Udienza Generale 2020.02.26 Udienza Generale 

Papa: lutem për paqen në Irak, të cilin planifikova të vizitoja

"Për ju, qytetarë të Irakut, do të doja t'ju thoja se jam shumë pranë jush: ju jeni një fushëbetejë, vuani luftën, nga njëra anë dhe tjetra. Lutem për ju dhe lutem për paqen në vendin tuaj, i cili ishte në program që unë ta vizitoja këtë vit. Lutem për ju”. Papa Françesku tha gjatë audiencës së përgjithshme.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku, në përfundim të katekizmit të audiencës, duke folur në italisht me besimtarët dhe shtegtarët e gjuhës arabe, deshi të nënvizonte praninë e një grupi të madh nga Iraku në audiencën e sotme të përgjithshme:

"Për ju, qytetarë të Irakut, do të doja t'ju thoja se jam shumë pranë jush: ju jeni një fushëbetejë, vuani luftën, nga njëra anë dhe tjetra. Lutem për ju dhe lutem për paqen në vendin tuaj, i cili ishte në program që unë ta vizitoja këtë vit. Lutem për ju”. Kështu tha Papa Françesku gjatë përshëndetjes së "grupit të bukur" të shtegtarëve nga Iraku, e kujtoi se një vizitë e tij këtij vendi është në program këtë vit, pa saktësuar se kur.

26 shkurt 2020, 11:31