Kongresi i Laikëve në Madrid Kongresi i Laikëve në Madrid 

Papa laikëve spanjollë: shkoni tek tjetri duke dëgjuar zemrën e popullit

Mesazhi i Françeskut drejtuar kardinalit Blàsquez Pérez, kryetar i Konferencës ipeshkvnore të Spanjës, për Kongresin kombëtar të laikatit me temë: “Populli i Zoti në dalje”, që vijon në Madrid deri më 16 shkurt.

R. SH. - Vatikan

“Fjala e gjallë e Zotit ka nevojë të predikohet me pasion e gëzim përmes dëshmisë së krishterë, që të mund të rrëzojë edhe muret më të larta, të cilat e izolojnë dhe e përjashtojnë”. Për këtë, shkruan Papa Françesku në mesazhin drejtuar laikëve spanjollë, nuk duhet pasur frikë t’i shkelni udhët, të hyni në çdo skutë të shoqërisë, të arrini deri në skajet më të largta të qytetit, t’i prekni me dorë plagët e njerëzve tanë.

Rëndësi ka “të bësh sinod”

Teksti, drejtuar kardinalit Blàsquez Pérez, kryeipeshkëv i Valladolid e president e i Konferencës ipeshkvnore spanjolle, u shkrua me rastin e tri ditëve të Kongresit të laikëve në Madrid të Spanjës. Tema e takimit: “Populli i Zotit në dalje”, etapë me të cilën përfundojnë katër vitet e planit baritor të nisur më 2016-tën. “Një udhë e gjatë përgatitjeje. Udhë e bukur - kujton Papa - gjatë së cilës u shkëmbyen ide e përvoja, duke nisur nga realitetet e ndryshme, në të cilat janë të pranishëm laikët, me synim për t’u pasuruar e për t’i rritur bashkësitë, në të cilat jetohet e punohet”.

Të shmanget tundimi i klerikalizmit

“Shkoni e predikojeni Ungjillin!”- kjo, thirrja, që u drejtoi Papa laikëve, duke i inkurajuar ta jetojnë thirrjen të zhytyr në botë, duke dëgjuar, me Zotin e me Kishën, rrahjet e zemrave të bashkëkohësve, të popullit”. Françesku i fton, më pas, laikët, t’i shmangin tundimet e klerikalizmit, të konkurencës, të karrierizmit, të çdo së keqeje që mund t’i pengojë në rrugën e tyre në shërbim të Ungjillit.

Familja e Zotit

Kisha e Zotit - kujton - i shpërvjel mëngët për të shkuar e për ta takuar tjetrin, pa e gjykuar, pa e dënuar, por duke i shtrirë dorën për ta mbështetur, për ta inkurajuar, për ta shoqëruar në jetën e tij. Për ta bërë këtë, duhet jetuar me koherencën e dhuratës së Pagëzimit. Është  themelore të jemi të vetëdijshëm se bëjmë pjesë në gjirin e bashkësisë së krishterë. Nuk jemi grup çfaretdo, as Ojq - ripohoi Papa - por familja e Zotit,  e mbledhur rreth një Zoti të vetëm!

Ta bëjmë të jehojë zërin e Ungjillit në Evropë

Në ditën, në të cilën Kisha kujton Shenjtorët Çirili e Metodi, pajtorë të Evropës, mandati misionar është gjithnjë aktual e rikthehet mes nesh me forcën e përhershme, për ta bërë të jehojë fort e më fort zërin gjithnjë të ri të Ungjillit në botën ku jetojmë, posaçërisht, në Evropën plakë, ku Lajmi i Mirë zbehet nga një mori zërash morti e dëshpërimi!

 

14 shkurt 2020, 14:02