Kërko

 Emirati riconoscono chiese cristiane Emirati riconoscono chiese cristiane 

Papa: shpresoj në një të ardhme të lirë nga urrejtja e në paqe me njëri-tjetrin

Papa 'bekon' të gjithë ata që ndihmojnë "vëllezërit e tyre të varfër, të sëmurë, të persekutuar dhe të brishtë, pavarësisht nga feja, ngjyra, raca të cilës i përkasin". Video-mesazhi papnor, një vit pas nënshkrimit të ‘Dokumentit mbi Vëllazërimin Njerëzor’.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku kujtoi dje një vjetorin e  ‘Dokumenti mbi Vëllazërimin Njerëzor’, tekstin historik që u nënshkrua më 4 shkurt 2019 nga vetë Papa dhe nga Imami i Madh i al-Azharit, Ahmad al-Tayyeb, gjatë udhëtimit papnor në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një të ardhme "të lirë nga urrejtja dhe nga terrorizmi". Këtë uron e shpreson Papa Françesku, një vit pas nënshkrimit të dokumentit mbi Vëllazërimin Njerëzor me Imamin e Madh të Al-Ahar Ahmad Al-Tayyeb, pikërisht në Abu Dabi, ku dje përvjetori i i dokumentit vendimtar që ka shënuar në mënyrë të pakthyeshme rrugën  e dialogut ndërfetare.

"Sot kremtojmë përvjetorin e parë të kësaj ngjarje të madhe humanitare  tha Papa Françesku në video- mesazhin drejtuar pjesëmarrësve që ishin mbledhur në Emiratet e Bashkuara Arabe për të përkujtuar 1 vjetorin e dokumentit  -, duke shpresuar në një të ardhme më të mirë për njerëzimin, në një të ardhme të lirë nga urrejtja, nga inati, nga ekstremizmi dhe terrorizmi, ku mbizotërojnë vlerat e paqes, të dashurisë dhe të vëllazërimit".

Papa Françesku, në mesazhin e tij, 'bekon' të gjithë ata njerëz që ndihmojnë "vëllezërit e tyre të varfër, të sëmurë, të persekutuar dhe të brishtë, pavarësisht nga feja, ngjyra, raca të cilës i përkasin". !Është e rëndësishme – shton Papa - të inkurajohen "të gjitha modelet e virtytshme të burrave dhe grave  të cilët e mishërojnë, në këtë botë, dashurinë përmes veprimeve e sakrificave që bëjnë për të mirën e të tjerëve, pavarësisht se mund të jenë të ndryshëm në fe, etni e kulturë, dhe i kërkoj Zotit të Plotfuqishëm të bekojë çdo përpjekje që është në dobinë e së mirës së njerëzimit dhe të na ndihmojë të ecim përpara në udhën e vëllazërimit”.

Edhe përmes një tweet-i Papa Bergoglio ripohoi se "Dokumenti mbi Vëllazërimin Njerëzor, nënshkruar një vit më parë në Abu Dabi, ka shënuar e shkruar një faqe të re në dialogun ndërmjet feve dhe njerëzve vullnet të mirë. Si vëllezër e motra duam t'i themi jo dhunës dhe të nxisim së bashku paqen, jetën dhe lirinë fetare.

05 shkurt 2020, 13:25