Kërko

 Imposizioni Ceneri in Basilica San Pietro 2016-02-10 Imposizioni Ceneri in Basilica San Pietro 2016-02-10 

Papa kryeson procesionin e Meshën në Aventin, me ritin e përhimjes. Lutja, agjërimi e lëmosha, për kthimin e zemrave

Me procesionin kreshmor në Aventino, nga Kisha e Shën Anselmit deri në Bazilikën e Shën Sabinës dhe liturgjinë pendestare në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran, me klerin e Romës: Papa nis kohëne Krezhmëve, duke porositur: lutjen, agjërimin e lëmoshën, e posaçërisht kthimin e zemrave.

R.SH. - Vatikan

Procesioni në lagjen romake Aventino, nga Kisha e Shën Anselmit deri në Bazilikën e Shën Sabinës dhe liturgjia pendestare në Bazilikën e Gjonit në Lateran me klerin e dioqezës së Romës. Këto janë dy ritet tradicionale në fillim të Kreshmëve që kryesohen, nesër më 26 shkurt, nga Papa Françesku.

Programi i kremtimeve liturgjike për fillimin e kohës së Kreshmëve konfirmohet nga Vikariati i dioqezës së Romës. Nesër, të Mërkurën e Përhime, 26 shkurt, në ora 16.30, në Kishën e Shën Anselimit në Aventin, Papa Françesku do të fillojë liturgjinë "stacionale" e cila vazhdon me procesionin pendestar drejt Bazilikës së Shën Sabinës. Procesioni do të ndiqet nga kardinajtë, kryeipeshkvijtë, ipeshkvijtë, murgjit benediktin të Shën Anselmit, etërit rregulltarë domenikanë të Shën Sabinës dhe besimtarët. Në fund të procesionit liturgjik, në Bazilikën e Shën Sabinës, do të zhvillohet kremtimi i Meshës me ritin e bekimit dhe të Përhimjes.

Një ditë pas, të Mërkurën e Përhime, të enjten më 27 shkurt, Papa Françesku do të shkojë në Bazilikën romake të Shën Gjonit në Lateran për kremtimin e liturgjisë tradicionale pendestare në fillim të Krezhmëve, rezervuar për klerin e dioqezës së Romës. Pas meditimit të Kardinalit Vikar të dioqezës së Romës, Angelo De Donatis, do kremtohet liturgjia e Pajtimit me rrëfime, kështu priftërinjtë do të rrëfehen; edhe Papa do të dëgjojë disa rrëfime dhe pastaj do të përfundojë kremtimin e liturgjisë pendestare, duke u drejtuar fjalën e tij meshtarëve të pranishëm.

Gjatë kohës liturgjike të Krezhmëve, Kisha katolike vë në dukje tri elemente të udhës shpirtërore të ecjes sonë drejt Pashkëve: lutjen, agjërimin dhe lëmoshën. Të tria e nxisin njeriun të mos i japin rëndësi dukjes, pasi vlera e tij nuk varet nga miratimi i të tjerëve, apo nga suksesi, por nga çka ka ndërtuar brenda vetes. Kreshmët na kujtojnë se, përmes këtyre tri elementeve, është e mundur të realizojmë diçka të re brenda vetes e përreth nesh, pasi Zoti është gjithnjë gati të rifillojë çdo gjë nga e para.

25 shkurt 2020, 12:52