Kërko

Vatican News
 Papa Françesku në Shën Martë Papa Françesku në Shën Martë  (Vatican Media)

Papa kremton Meshën në Shën Martë

Papa Françesku i shtyn për më vonë audiencat zyrtare, por vijon takimet në Shën Martë.

R. SH. - Vatikan

Sipas njoftimit të Sallës vatikanase të Shtypit, programi  i veprimtarisë së Papës Françesku ndryshon paksa edhe sot. “Paradite Ati i Shenjtë e kremtoi, si zakonisht, Meshën dhe i përshëndeti pjesëmarrësit, por i shtyu për një afat tjetër audiencat e sotme zyrtare. Ndërsa takimet e planifikuara në Shën Martë  vijojnë rregullisht”. Kjo, përgjigjja që i dha drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, Matteo Bruni, sot në mëngjes, pyetjes së gazetarëve lidhur me shëndetin e Papës.

Kujtojmë se dje Françesku nuk mori pjesë në liturgjinë pendestare, kremtuar në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran me klerin e dioqezës së Romës, duke ia lënë fjalimin, për ta lexuar, mëkëmbësit të tij Angelo de Donatis. Bruni  kujtoi dje se Papa ishte pakëz i pamundur e se prandaj “do ta kalonte ditën në mjediset pranë Shën Martës”, duke vijuar si zakonisht, veprimtari të tjera. Kujtojmë se ditën e djeshme, ashtu si edhe të sotmen, Papa e nisi me kremtimin e Meshës në Shën Martë, për të pritur, më pas, në audiencë, anëtarët e “Global Catholic Climate Movement”, një organizëm që bashkëpunon me Kishën për  mbrojtjen e shtëpisë së përbashkët, duke u frymëzuar nga vlerat e  enciklikës papnore “Lëvduar qofsh”.  

28 shkurt 2020, 11:37