Video-mesazhi Papës Françesku në përvjetorin e parë të nënshkrimit të Dokumentit mbi Vëllazërimin Njerëzor Video-mesazhi Papës Françesku në përvjetorin e parë të nënshkrimit të Dokumentit mbi Vëllazërimin Njerëzor 

Papa: dokumenti mbi Vëllazërimin Njerëzor, një faqe e re në dialogun ndërmjet feve

Papa Françesku 'bekon' të gjithë ata që ndihmojnë "vëllezërit e tyre të varfër, të sëmurë, të persekutuar dhe të brishtë, pavarësisht nga feja, ngjyra, raca të cilës i përkasin". Këtë nënvizon me forcë Papa Françesku në një video-mesazh një vit pas nënshkrimit të ‘Dokumentit mbi Vëllazërimin Njerëzor’ së bashku me Imamin e Madh të Al-Ahmad Al-Tajib, në Abu Dabi, më 4 shkurt 2019.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku kujton sot një vjetorin e  ‘Dokumenti mbi Vëllazërimin Njerëzor’,  një tekst historik që u nënshkrua më 4 shkurt 2019 nga vetë Papa dhe nga Imami i Madh i al-Azharit, Ahmad al-Tayyeb, gjatë udhëtimit papnor në Emiratet e Bashkuara Arabe.

"Dokumenti mbi vëllazërimin njerëzor, nënshkruar një vit më parë, ka shënuar e shkruar një faqe të re në dialogun ndërmjet feve dhe njerëzve vullnet të mirë”, pohon Papa Françesku në një tweet postuar në faqen @Pontifex, më 4 shkurt, ditën kur u kremtua përvjetori i parë i të ashtuquajturës "Deklaratë e Abu Dabit”.

"Si vëllezër e motra duam t'i themi jo dhunës dhe të nxisim së bashku paqen, jetën dhe lirinë fetare” vazhdon tweet-i i  Papës Françesku, i cili për këtë rast regjistroi edhe një video-mesazh.

Papa Françesku 'bekon' të gjithë ata njerëz që ndihmojnë "vëllezërit e tyre të varfër, të sëmurë, të persekutuar dhe të brishtë, pavarësisht nga feja, ngjyra, raca të cilës i përkasin". Këtë nënvizoi me forcë Papa Françesku në video-mesazhin, një vit pas nënshkrimit të ‘Dokumentit mbi Vëllazërimin Njerëzor’.

"Prandaj jam i lumtur që mund të marr pjesë në këtë moment të prezantimit të Çmimit Ndërkombëtar të Vëllazërimit Njerëzor para botës ndërkombëtare - tha Papa në video-mesazhin drejtuar pjesëmarrësve në ceremoninë që u zhvillua në Abu Dabi - , që të inkurajohen të gjitha modelet e virtytshme të burrave dhe grave, të cilët e mishërojnë, në këtë botë, dashurinë përmes veprimeve e sakrificave që bëjnë për të mirën e të tjerëve, pavarësisht se mund të jenë të ndryshëm në fe, etni e kulturë, dhe i kërkoj Zotit të Plotfuqishëm të bekojë çdo përpjekje që është në dobinë e së mirës së njerëzimit dhe të na ndihmojë të ecim përpara në udhën e vëllazërimit”.

04 shkurt 2020, 16:53