Në audiencë tek Papa, presidenti i Hungarisë János Áder
R. SH. - Vatikan
Papa Françesku priti sot në audiencë presidentin e Hungarisë, János Áder, i cili më pas u takua edhe me kardinalin Pietro Parolin, sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së Tij, shoqëruar nga imzot Miroslaw Wachowski, zëvendës-sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet. Njoftimin e jep Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.
Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit
Gjatë bisedimeve të përzemërta, zhvilluar në Sekretarinë e Shtetit, u shpreh vlerësimi për marrëdhëniet e mira dypalëshe, duke kujtuar posaçërisht njëqindvjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Selisë së Shenjtë me Hungarinë si dhe tridhjetë vjetorin e rivendosjes së tyre e duke u ndaluar posaçërisht tek kremtimi i Kongresit të 52-të Eukaristik Ndërkombëtar në Budapest, shtatorin e kaluar.
Nga drejtësia shoqërore, tek Evropa
U prekën edhe disa tema me interes të përbashkët, si ajo e drejtësisë shoqërore, e mikpritjes, e kujdesit për familjen, e mbrojtjes së gjithësisë e, sidomos, e së tashmes dhe e së ardhmes të Evropës.