Kërko

 Papa pret  Presidentin e Republikës së 'Arzebaixhanit Papa pret Presidentin e Republikës së 'Arzebaixhanit 

Në audiencë tek Papa, presidenti i Azerbajxhanit

Dialogu ndërkulturor e ndërfetar ishin ndërmjet temave, që u prekën në audiencën e Papës Françesku me Ilham Aliyev, president i Republikës së Azerbajxhanit, sot në Vatikan.

R. SH. - Vatikan

Sot paradite Papa Françesku priti presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, i cili më pas u takua edhe me Sekretarin e Shtetit, kardinalin Pietro Parolin si dhe me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Richar Gallagher.

Sipas njoftimit të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, gjatë bisedimeve në Sekretarinë e Shtetit “të dyja palët shprehën kënaqësinë për zhvillimin  e marrëdhënieve dypalëshe, duke u ndaluar posaçërisht tek bashkëpunimi në fushën kulturore dhe tek vlerësimi i veprimtarive të Kishës katolike në vend”.

Ndërmjet temave të prekura - gjithnjë sipas notës së Sallës vatikanase të Shtypit - ishin edhe ato me karakter rajonal e ndërkombëtar, me  theksim të veçantë mbi bashkëjetesën paqësore ndërmjet grupeve të ndryshme fetare dhe etnike. 

22 shkurt 2020, 14:30