Kërko

 Hapja e Portës Shenjte në San Josè Hapja e Portës Shenjte në San Josè 

Mesazhi i Papës për Vitin Jubilar në Costa Rica

Me rastin e Vitit Jubilar për njëqindvjetorin e Provincës Kishtare të Costa Ricas, nga 16 shkurti 2020 e deri më 16 shkurt 2021, Papa dërgon një Letër, përmes së cilës nxit për të vijuar pa u lodhur kurrë, ungjillëzimin. Me këtë rast, në tri Katedralet kostarikane mund të fitohet ndjesa e plotë.

R. SH. - Vatikan

Papa Françesku bashkohet shpirtërisht me besimtarët kostarikanë në hapjen e Viti Jubilar, përmes në Letre, nënshkruar nga kardinali Pietro Parolin, sekretar i Shtetit të Vatikanit. Përmes saj, përshëndet klerin, rregulltarët e laikët, që morën pjesë, të dielën e kaluar, më 16 shkurt, në hapjen e Njëqindvjetorit të krijimit të Provincës Kishtare të Costa Rikas.

Me këtë mesazh Ati i Shenjtë “merr pjesë shpirtërisht në falënderimin e Zotit për frytet e shumta të këtyre 100 vjetëve, në misionin e Tij të shoqërimit, të ndriçimit e të inkurajimit të të gjithë bijve e bijave të këtij Kombi”.

Letra e Papës përfundon duke kërkuar mbrojtjen amtare të Zojës së Los Angeles, pajtore e Costa Rica-s.  "Ati i Shenjtë u jep, me këtë rast, Bekimin e tij apostolik të gjithë pjesëmarrësve në kremtimin solemn”- përfundon teksti.

Viti Jubilar, i miratuar nga Pendestaria Apostolike e Selisë së Shenjtë nga 16 shkurti 2020 deri më 16 shkrut 2021, na kujton themelimin  kanonik  të Provincës Kishtare të Costa Rica-s nga ana e Papës Benedikti XV, me Bulën “Praedecessorum”, të vitit 1921, me të cilën e lartoi dioqezën e San José në Seli metropolitane dhe krijoi dioqezat e Limón dhe Alajuala. Katedralet e këtyre tri dioqezave do të jenë vendet ku shtegtarët dhe besimtarët  do të mund të fitojnë hire shpirtërore si dhe ndjesën e plotë!

18 shkurt 2020, 12:54