Kërko

Vatican News
 Papa Françesku në Bari Papa Françesku në Bari 

Françesku në Bari për një Mesdhe në dialog

Papa është në kryeqendrën pulieze. Në Bazilikën e Shën Nikollës, dëgjoi përfundimet e takimit “Mesdheu, Kufi i paqes” dhe nderoi reliket e Shenjtit të ekumenzimit. Më pas, kremtimi i Meshës. I pranishëm në këtë ngjarje të madhe, edhe kreu i Shtetit italian, Mattarella

R. SH. - Vatikan

Të paktët 50 mijë vetë nga  Bari e  provinca. Katërmbëdhjetë trena të posaçëm. Dhjetra autobusë e mjete të tjera udhëtimi. Këto, turmat e jashtëzakonshme, që e pritën sot Françeskun sapo arriti në kryeqendrën pulieze. Me to, edhe forcat e rendit, me dhjetra njerëz e mjete, të mobilizuara që në fillim  të takimit sinodal. Në këtë ngjarje të madhe është i pranishëm edhe presidenti i Republikës italiane, Sergio Mattarella.

Programi i vizitës

Papa zbriti nga helikopteri në Sheshin Cristoforo Colombo, ku u prit nga autoritetet dhe nga ipeshkvi i Bari- Bitono, imzot  Francesco Cacucci. Më pas shkoi në Bazilikën e Shën Nikollës për të ndjekur përfundimet e kuvendit “Mesdheu , kufi i paqes” e edhe për të shqiptuar fjalimin e tij. Në përfundim, zbriti në kriptë për të nderuar reliket  e Shën Nikollës, që njihet si shenjt ekumenik, mbasi nderohet fort edhe nga Ortodoksia. Në orën 10. 45, në rrugën Vittorio Emanuele, kremtimi i Meshës Shenjte.

 

23 shkurt 2020, 10:15