Kërko

 Procesioni pendestar në Aventin Procesioni pendestar në Aventin 

Filluan Kreshmët: Papa në procesion, në Aventin

Me ritet e të Mërkurës së Përhime, filloi udha kreshmore. Sot pasdite, në orën 16.30, më parë në Kishën e Shën Anselmit e më pas në atë të Shën Sabinës në Aventin, Papa Françesku do të nisë liturgjinë “stacionale”, pas së cilës do të vijojë procesioni pendestar dhe Mesha.

R. SH. - Vatikan

“Duke na ftuar për pendesë, Kreshmët vijnë të na zgjojnë, të na  shkundin topitjen, të na shpëtojnë nga rreziku i ecjes përpara për inerci”. Me këto fjalë, shqiptuar në Bazilikën e Shën Sabinës gjatë Meshës të së Mërkurës së Përhime, më 5 mars 2014, Papa Françesku i niste Kreshmët  e para si Ipeshkëv i Romës. Fjalë që tingëllojnë gjithnjë aktuale e që na kujtojnë 40 ditët, të cilat u prijnë Pashkëve, ditë lutjeje, agjërimi, lëmoshe.

Ritet kreshmore të kryesuara nga Papa

Kremtimet papnore të së Mërkurës së Përhime do të fillojnë me liturgjinë “stacionale” dhe procesionin pasues, që do të niset nga ora 16.30 nga Shën Anselmi, kryesuar nga Papa Françesku. E Papa do t’i prijë gjatë 300 metrave rrugë, për të arritur tek një bazilikë tjetër e lashtë, ajo e Shën Sabinës, kryevepër paleokristiane mbi Aventin. Këtu, në orën 17,00, Papa do të kremtojë Meshën  me ritin e përhimjes,

 Me  kremtimet e së mërkurës e Përhime,  katolikët e mbarë botës  nisin kohën pendestare të Kreshmëve. 

26 shkurt 2020, 10:56