Papa kremton Meshën në Shën Martë Papa kremton Meshën në Shën Martë 

Edhe sot Papa i shtyu disa audienca, por vijoi takimet në Shën Martë

Njoftim i Drejtorit të Sallës vatikanase të Shtypit: nga e enjtja Papa preferon të rrijë në mjediset e Domos Sanctae Marthae, për shkak të një ftohjeje të lehtë.

R. SH. - Vatikan

“Sot paradite Ati i Shenjtë, pasi kremtoi Meshën, vijoi, në Shën Martë, takimet e planifikuara, me përjashtim të audiencës me anëtarët e Grupit  Ndërkombëtar të Bioetikës dhe pjesëmarrësit në Kapitullin e Përgjithshëm  të Legjionarëve të Krishtit e të Asambleve të Përgjithshme të Rregulltareve dhe Laikëve të Regnum Christi”. Njoftimin e jep drejtori i Sallës vatikanasee të Shtypit, Matteo Bruni, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Dy ditë më parë Bruni pati pohuar se “Papa ishte pak i pamundur e prandaj  do ta kalonte ditën në mjediset e Shën Martës”.

Edhe dje Françesku e kremtoi Meshën, por i shtyu për më vonë audiencat zyrtare në program, si atë me pjesëmarrësit në Plenaren e Akademisë Papnore për Jetën: fjalimin e tij kushtuar këtij takimi e lexoi imzot Vincenzo Paglia, kryetar i Akademisë. Ndërsa takimet në Shën Martë vijuan rregullisht. As të enjten e kaluar Papa nuk mori pjesë në Liturgjinë pendestare në  Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran me klerin e dioqezës së Romës. Fjalimin papnor, përgatitur me këtë rast, e lexoi mëkëmbësi i Atit të Shenjtë, kardinali Angelo De Donatis.

 

29 shkurt 2020, 12:25