Siria profughi bambini guerra Siria profughi bambini guerra  

Siria, thirrja e Papës: bёni gjithçka pёr t'i shpëtuar civilët

Komunitetit ndërkombëtar dhe të gjithë aktorëve tё përfshirë në përshkallëzimin ushtarak në Siri, Papa Françesku u bёri thirrje, gjatё lutjes sё Engjёllit Tёnzot, t’i japin fund dhunës e luftimeve.

R.SH. - Vatikan

"Lajme tё dhimbshme vazhdojnë të vijnë nga veri-perëndimi i Sirisë, veçanërisht rreth kushteve tё vёshtira nё cilat janё kaq shumë gra e fëmijë, njerëz të detyruar të ikin nga vatrat e tyre për shkak të përshkallëzimit ushtarak”.

Filloi kështu, gjatë përshëndetjeve pas lutjes mariane tё Engjёllit Tёnzot të kёsaj sё diele, "thirrja urgjente" që Papa Françesku ia drejtoi "komunitetit ndërkombëtar dhe të gjithë aktorëve të përfshirë" nё krizёn e Sirisё, për t’i përdorur", tha Papa,   tё gjitha udhёt e "mjetet diplomatike, dialogun dhe negociatat, në përputhje me tё Drejtёn Humanitare Ndërkombëtar, për të shpëtuar e mbrojtur jetën dhe fatin e civilëve”.

"T’i lutemi  Zotit - qe thirrja e Papës - për këtë Siri të dashur e të torturuar". E pas fjalëve tё Atit Shenjtё Bergolgio nga i gjithë Sheshi i Shën Pjetrit u lartua drejt Qiellit njё ‘Tё Falemi Mari’ e idealisht nga të gjithë besimtarët në botë pёr paqen nё Siri.

09 shkurt 2020, 18:45