Kërko

 Dhimbje e lutje në Hanau Dhimbje e lutje në Hanau 

Dhimbja dhe afërsia e Papës për masakrën e Hanaut

Akti i dhunës së tmerrshme që në mbrëmjen e 19 shkurtit shkaktoi vdekjen e 11 personave, në dy lokale, në lindje të Frankfurtit, e pikëlloi thellësisht Papën i cili, në një telegram, u shprehu dhimbjen dhe afërsinë e tij të prekurve nga kjo masakër e re, duke ia besuar të gjithë ngushëllimit të Zotit.

R. SH. - Vatikan 

Sulm, që mendohet të ketë qenë racist, realizuar nga një gjerman 43 vjeç. Objektivi, bashkësia turke e Hanaut, në Gjermani, e tronditur thellë nga ky çast çmendurie. E pikërisht bariut, që i prin dioqezës së Fuldës, i drejtohet telegrami i Papës, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin.

Ngushëllimet e Papës

“Françesku është thellësisht i prekur nga lajmi i tmerrshëm i dhunës, që shkaktoi vdekjen e  njerëzve të pafajshëm”  e, në telegram “thekson se merr pjesë në zinë e familjarëve, duke i siguruar për afërsinë e tij në këto çaste të rënda dhimbjeje”. Në lutjen e  tij, Papa ia beson viktimat mëshirës së Zotit dhe i lutet Krishtit, Zotit të jetës, që njerëzit në zi të gjejnë ngushëllim e besim e të shoqërohen nga Bekimi e nga paqja e Tij”.

21 shkurt 2020, 14:12