Kërko

 Ibrahim Boubacar Keita Presidente Repubblica del Mali - 2020.02.13 Ibrahim Boubacar Keita Presidente Repubblica del Mali - 2020.02.13 

Në audiencë te Papa Presidentin i Malit, Ibrahim Boubacar Keita

Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit: gjendja humanitare dhe e pasigurisë për shkak të radikalizmit e të terrorizmit fetar; pasiguria ushqimore në rajonin e Sahelit; fenomeni i migracionit dhe ruajtja e paqes në Afrikën perëndimore.

R.SH.- Vatikan

Ati i Shenjtë Françesku priti sot paradite në audiencë, në Pallatin Apostolik në Vatikan, Presidentin e Republikës së Malit, Ibrahim Boubacar Keita, i cili më pas u takua me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet.

Gjatë bisedimeve në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë, që u zhvilluan në një atmosferë miqësore, u përmenden marrëdhënieve e mira bilaterale, si dhe u fol rreth situatës së brendshme të vendit, me një referim të veçantë rreth gjendjes humanitare e të sigurisë, që rrezikohen për shkak të përhapjes radikalizmit fetar dhe terrorizmit.

Më pas, u bisedua mbi disa çështje me interes rajonal e ndërkombëtar, duke përfshirë çështjen e pasigurisë ushqimore që është në rritje në rajonin e Sahelit, dukurinë e migracionit dhe ruajtjen e paqes në Afrikën perëndimore.

13 shkurt 2020, 14:07