Kërko

Papa në Sallën Regia Papa në Sallën Regia 

Papa: të enjten, takimi tradicional me Trupin Diplomatik pranë Vatikanit

Fjala e Atit të Shenjtë për diplomatët pritet gjithnjë me interes, por, kësaj radhe, vjen menjëherë pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani në Bagdad, më 3 janar.

R.SH. - Vatikan

Të enjten, Papa Françesku do të takohet me Trupin Diplomatik pranë Selisë së Shenjtë, për të shkëmbyer urimet e Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri. Fjala e tij për diplomatët pritet gjithnjë me interes, por, kësaj radhe, vjen menjëherë pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani në Bagdad, më 3 janar. Pa dyshim, diplomacitë e gjithë botës duan ta njohin e ta kuptojnë mendimin e Vatikanit në gjendjen aktuale të globit, sidomos, për zonat e ndryshme në krizë, në disa prej të cilave përfshihet edhe Kisha Katolike vendase. Papa Françesku do të flasë para Trupit Diplomatik për këto e probleme të tjera botërore, në Sallën Regia, në orën 10.30.

07 janar 2020, 14:58